| Albanian
BOTA
3 minuta leximi
BE-ja planifikon periudhë prove 15-vjeçare për anëtarët e rinj dhe integrim gradual
Sipas propozimit, anëtarët e rinj të BE-së mund të përballen me një periudhë të zgjatur masash mbrojtëse pas anëtarësimit, gjatë së cilës blloku mund të marrë masa nëse një vend shkel rëndë angazhimet e marra gjatë negociatave.
BE-ja planifikon periudhë prove 15-vjeçare për anëtarët e rinj dhe integrim gradual
BE-ja planifikon periudhë prove 15-vjeçare për anëtarët e rinj dhe integrim gradual / Reuters

Komisioni Evropian ka propozuar një kornizë të re për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian (BE) e cila do t’u mundësonte vendeve kandidate të integrohen gradualisht në politika të caktuara të bllokut evropian përpara anëtarësimit të plotë, ndërsa vendet e reja anëtare do t’i nënshtroheshin masave më të forta mbrojtëse deri në 15 vjet pas anëtarësimit.

Sipas kornizës së propozuar, anëtarët e rinj të BE-së mund të përballen me një periudhë të zgjatur masash mbrojtëse pas anëtarësimit, gjatë së cilës blloku evropian mund të marrë masa nëse një vend shkel rëndë angazhimet e marra gjatë negociatave të anëtarësimit, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit, demokracinë ose të drejtat themelore.

Komisarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha se Komisioni Evropian dëshiron të sigurohet që vendet që i bashkohen BE-së të mos bien nën standardet e kërkuara për anëtarësim.

“Ne nuk duam një anëtarësim me dy nivele”, tha Kos në një konferencë për media në Bruksel, duke theksuar se si vendet ekzistuese, ashtu edhe ato të reja anëtare duhet të gëzojnë të drejta të barabarta.

Ajo tha se masat e propozuara mbrojtëse do të shërbenin si një “politikë sigurimi” që mund të aktivizohej në rast të shkeljeve të rënda.

Masat mund të përfshijnë kufizimin e mbështetjes financiare ose në rastet më serioze pezullimin e të drejtës së një vendi të ri anëtar për të votuar në Këshillin e BE-së.

Komisioni Evropian po propozon masa mbrojtëse për një periudhë deri në 15 vjet, ndërsa thekson se masat specifike kalimtare do të duhet të negociohen mes BE-së dhe secilit vend kandidat për anëtarësim dhe të përfshihen në traktatin përkatës të anëtarësimit ose në rregulloret përkatëse.

- Integrim gradual përpara anëtarësimit të plotë

Krahas masave mbrojtëse, Komisioni Evropian po propozon një qasje më ambicioze për integrimin gradual të vendeve kandidate në BE.

Kos e përshkroi integrimin gradual si një “përshpejtues të zgjerimit dhe një urë” midis objektivit gjeopolitik të BE-së për stabilizimin e Evropës dhe procesit të anëtarësimit të bazuar në merita.

Vendet kandidate që bëjnë përparim të mjaftueshëm në reformat e tyre dhe demonstrojnë përafrim strategjik me BE-në mund të lejohen të marrin pjesë në politika të caktuara të BE-së përpara se të bëhen anëtare të plota.

Komisioni Evropian planifikon ta shqyrtojë integrimin më të thellë në sektor strategjik, përfshirë energjinë, transportin, inteligjencën artificiale, sigurinë dhe mbrojtjen.

“Integrimi gradual nuk është zëvendësim për anëtarësimin e plotë”, theksoi Kos, duke shtuar se pjesëmarrja do të mbetet e “kushtëzuar, e bazuar në merita dhe e kthyeshme”.

Kos identifikoi Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën si katër vendet kandidate më të avancuara drejt anëtarësimit në BE dhe tha se synon të publikojë udhërrëfyes orientues për to.

- BE-ja kërkon vendimmarrje më të shpejtë

Paketa gjithashtu bën thirrje për ndryshime në procesin e vendimmarrjes së BE-së, me qëllim përgatitjen e bllokut për një numër më të madh anëtarësh.

Komisioni Evropian tha se do të vazhdojë të mbështesë përdorimin e të ashtuquajturave klauzola “passerelle”, për të kaluar nga vendimmarrja me unanimitet në votimin me shumicë të cilësuar në fusha përfshirë sanksionet, mashtrimin tatimor dhe disa masa fiskale në politikën energjetike.

Ai propozoi gjithashtu përdorimin e votimit me shumicë të cilësuar për hapjen e kapitujve të negociatave dhe vendime të tjera ndërmjetëse në negociatat e anëtarësimit.

Paketa tani do të shërbejë si bazë për diskutimet mes vendeve anëtare të BE-së, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së lidhur me ndryshimet institucionale dhe politike të nevojshme për zgjerimin e ardhshëm.


Eksploro
Sekretari Rubio: Rusia të jetë transparente në lidhje me incidentin e murtajës
Studim: Shkalla e kancerit rritet më shpejt tek të rinjtë
Pushtuesit izraelitë sulmuan Xhaminë Al-Aksa të Kudsit 26 herë në shtator
Fizikanti belg Francis Halzen fiton Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2026
Jordania dhe blloku i Gjirit dënojnë sulmet e Huthive ndaj infrastrukturës civile saudite ​
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë akuza për sulmet me dronë gjatë natës, dy të vrarë
Trump: ShBA-ja po e shqyrton “me shumë vëmendje” rastin e raportuar të murtajës në Rusi
"Syrian Airlines" planifikon të dyfishojë flotën për të arritur në 25 destinacione
Emiri i Katarit premton mbështetje të vazhdueshme për unitetin dhe sovranitetin e Jemenit
BE-ja pezullon importet e mishit nga Namibia pas shpërthimit të sëmundjes së Shapit
Zyrtarë: Sulm me 650 dronë ndaj Moskës, i dyti më i madhi në dy vitet e fundit
ShBA-ja miraton shitje armësh me vlerë 2,27 miliardë dollarë për Egjiptin, Kuvajtin dhe Emiratet
Aleanca e Mbrojtjes së Mekës bie dakord t’i zbatojë “menjëherë” angazhimet për mbrojtje kolektive
Shefi i OpenAI-së: Përfitimet e inteligjencës artificiale justifikojnë pranimin e disa rreziqeve
Forcat jemenase rimarrin qytetin port Mokha në Detin e Kuq nga Huthit
Dy të vdekur dhe 11 të plagosur nga zjarri në një anije tregtare në brigjet e Rumanisë
Presidenti lituanez: Presidenca e Lituanisë në BE do të fokusohet në sigurinë dhe konkurrueshmërinë
Rubio: ShBA-ja synon ta “respektojë” marrëveshjen e sigurisë me Arabinë Saudite
Egjipti dënon inkursionet izraelite në Siri, bën thirrje për tërheqje nga territori sirian
Estonia zhvendos trupat më pranë Rusisë në përgatitje për mbrojtje aktive