Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), është takuar me Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu, dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo.
Presidentja Osmani këto takime i zhvilloi në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes.
“Diskutim i hapur dhe miqësor, në vazhdën e marrëdhënieve të mira në mes Kosovës dhe Tanzanisë”, shkroi Osmani pas takimeve.
Tanzania është një nga shtetet që e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2013.
Presidentja Osmani po e përfaqëson Kosovën në Samitin Botëror të Qeverisjes. Në këtë Samit po marrin pjesë edhe shumë liderë nga mbarë bota, me të cilët Osmani do të ketë takime bilaterale për të diskutuar mundësi bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta.






















