| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë pret dorëheqjen e zyrtarëve të lartë deri më 31 maj
Magyari nuk dha detaje të mëtejshme se si do të zbatohen këto shkarkime. Paraprakisht, ai tha se shpreson të bëjë betimin më 9 ose 10 maj, në varësi të vendimit të presidentit për kohën e mbledhjes së parlamentit.
Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë pret dorëheqjen e zyrtarëve të lartë deri më 31 maj
Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë pret dorëheqjen e zyrtarëve të lartë deri më 31 maj / Reuters

Duke iu referuar mandatit të marrë nga votuesit, kryeministri i zgjedhur i Hungarisë, Peter Magyar tha se disa zyrtarë të lartë shtetërorë duhet të japin dorëheqje deri më 31 maj ose do të përballen me shkarkim nga detyra.

"Deri më 31 maj, kukullat e Orbanit mund të largohen vullnetarisht nga pozicionet e tyre", tha Magyar, i cili fitoi një shumicë dërrmuese në zgjedhjet e 12 prillit, në rrjetin social të kompanisë amerikane X, duke iu referuar besnikëve të Viktor Orbanit, i cili humbi pushtetin pas 16 vitesh.

Ai tha se thirrja vlen për presidentin, drejtuesit e Curia-s, që është autoriteti më i lartë gjyqësor në vend, Zyrën Kombëtare për Gjyqësorin, Gjykatën Kushtetuese si dhe prokurorin e përgjithshëm.

Magyari shtoi se më 12 prill votuesit mbështetën atë që e përshkroi si një "transformim të plotë politik".

"Nëse këta zyrtarë nuk japin dorëheqje vullnetarisht deri më 31 maj, atëherë, mbi bazën e mandatit të marrë nga miliona hungarezë, ne do t'i largojmë ata nga detyra", theksoi ai.

Magyari nuk dha detaje të mëtejshme se si do të zbatohen këto shkarkime. Ai më herët tha se shpreson të bëjë betimin më 9 ose 10 maj, në varësi të vendimit të presidentit për kohën e mbledhjes së parlamentit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë