| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Kosova vazhdon kontratën me trajnerin Franco Foda edhe për dy vjet
"Me marrëveshjen e re, Foda do t'i prijë kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028", njofton FFK-ja.
Kosova vazhdon kontratën me trajnerin Franco Foda edhe për dy vjet
Kosova vazhdon kontratën me trajnerin Franco Foda edhe për dy vjet / AA
17 Tetor 2025

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka zyrtarizuar edhe formalisht marrëveshjen e mëhershme me përzgjedhësin Franco Foda për të vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vjet.

FFK-ja ka njoftuar se kontrata që konfirmon qëndrimin e Fodas në krye të ekipit kombëtar është nënshkruar zyrtarisht nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda, ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar, më 6 tetor, duke formalizuar edhe në mënyrë zyrtare marrëveshjen e arritur paraprakisht.

"Me marrëveshjen e re, Foda do t'i prijë kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028", njofton FFK-ja.

Franco Foda ka marrë drejtimin e ekipit kombëtar më 17 shkurt të vitit 2024 dhe që nga ajo periudhë ka udhëhequr kombëtaren e Kosovës në 17 ndeshje deri tani.

Nën drejtimin e trajnerit Foda, Kosova ka shënuar bilanc pozitiv me 11 fitore, 2 barazime (përfshirë atë me Rumaninë 0:0) dhe ka pësuar 4 humbje.


BURIMI:TRT Balkan AL, TRT Balkan dhe Agjencitë