| Albanian
TÜRKİYE
3 minuta leximi
Erdoğan: Gjenocidi i Izraelit nuk do të harrohet kurrë
"Heshtja e zërit të Palestinës nuk është e drejtë. Është e pamundur ta heshtësh këtë zë", deklaroi presidenti Erdoğan.
Erdoğan: Gjenocidi i Izraelit nuk do të harrohet kurrë
Erdoğan: Gjenocidi i Izraelit nuk do të harrohet kurrë / AA
2 Shtator 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se disa vende evropiane përgatiten ta njohin Palestinën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB), tha se "Çështja palestineze ka të ngjarë ta dominojë Asamblenë e Përgjithshme këtë vit". Vlerësimet e presidentit Erdoğan erdhën gjatë fluturimit të tij të kthimit nga Tianjini i Kinës, ku mori pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

"Heshtja e zërit të Palestinës nuk është e drejtë. Është e pamundur ta heshtësh këtë zë", tha ai duke theksuar se ajo që pritet nga Amerika është t'u thotë "ndal" masakrave dhe shtypjes së Izraelit.

"Asambleje e Përgjithshme e OKB-së ekziston për të diskutuar çështjet globale dhe për të gjetur zgjidhje. Mungesa e delegacionit palestinez në Asamblenë e Përgjithshme do ta kënaq vetëm Izraelin", tha ai më tej për ndalimin e vizave nga ShBA-ja për zyrtarët e Autoritetit Palestinez.

"Ky vendim nuk është në përputhje me arsyen e ekzistencës së OKB-së dhe besojmë se duhet të rishikohet menjëherë", tha presidenti turk.

"Gjenocidi i Izraelit nuk do të harrohet kurrë. Nënat dhe baballarët e mëshirshëm nuk do ta harrojnë kurrë se si u masakruan foshnjat, nënat dhe baballarët në Palestinë", theksoi Erdoğan.

Siria nuk është vetëm

Duke folur për çështjen siriane presidenti Erdoğan tha se "As ne dhe as administrata e Damaskut nuk do t'i tolerojmë ata që duan të krijojnë trazira në tokat siriane".

"Baronët e luftës që investojnë në kaos do të humbasin këtë herë; populli sirian, përfshirë arabët, kurdët, turkmenët, alavitët, sunitët dhe të krishterët, do të fitojnë", tha ia duke shtuar:

"Ne nuk do ta lëmë Sirinë vetëm. Ne gjithmonë do të qëndrojmë pranë tyre. Inshallah askush nuk do të mund ta ndalojë ringritjen e Sirisë. Kushdo që përpiqet ta minojë këtë proces do ta paguajë çmimin. Kurdët janë vëllezërit tanë, kudo që jetojnë. Askush nuk mund të na ndajë nga njëri-tjetri", tha Erdoğan.

Rusi-Ukrainë

Presidenti turk vuri në dukje ndërgjegjësimin e Kinës për rëndësinë dhe ndikimin rajonal të Türkiyes. Erdoğan tha se Ankaraja po bën përpjekje për të zhvilluar marrëdhëniet e saj me Pekinin.

Lidhur me samitin e fundit në Alaskë midis udhëheqësve të ShBA-së dhe Rusisë, presidenti turk tha se këto bisedime janë të arsyeshme, duke theksuar se vetëm dialogu i orientuar drejt paqes mund t'i japë fund luftës Rusi-Ukrainë.

"Ankaraja, që nga fillimi, ka nënvizuar se lufta Ukrainë-Rusi mund të zgjidhet nëpërmjet negociatave. Bisedimet në Stamboll vërtetuan se kjo rrugë është e hapur", tha Erdoğan.

Ai kërkoi gjithashtu që shpresat për një paqe midis Rusisë dhe Ukrainës të shndërrohen në "qasje të orientuar drejt zgjidhjes dhe rezultate të prekshme", duke shtuar përfshirjen e nivelit të lidershipit në këtë proces.

"Falë Korridorit të Zangezurit, paqja do t'i aktivizojë rrjetet rrugore dhe hekurudhore në rajon, do të hapë portat kufitare dhe do të ndikojë pozitivisht në tregti dhe në shumë sektorë të tjerë", tha presidenti Erdoğan mbi marrëveshjen e fundit të nënshkruar midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Erdoğani shpreh ngushëllimet pas sulmit vdekjeprurës në një shkollë në jug të vendit
Kryeparlamentari turk bën thirrje për pezullimin e Izraelit nga Kombet e Bashkuara
Erdoğan diskuton marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin me kryeministrin kanadez Carney
Türkiye synon dezinformimin nga inteligjenca artificiale me nismë të re për të dhënat
Kryediplomati turk dhe ai egjiptian diskutojnë mbi bisedimet për armëpushim në Lindjen e Mesme
Türkiye, marrëveshje me Bankën Botërore për financimin e projektit të kalimit hekurudhor në Istanbul
Erdoğani: Türkiye promovon diplomacinë për tensionet me Iranin, apelon për ulje të tensioneve
Festivali i Filmit Humanitar i TRT-së hap aplikimet për edicionin e 8-të
Türkiye siguron kthimin e një artefakti të lashtë nga qyteti i Smirnës nga një muze në ShBA
Shefat e diplomacisë turke dhe pakistaneze diskutojnë bisedimet mes ShBA-së dhe Iranit
Fidan me homologun iranian diskutojnë zhvillimet e fundit mes Teheranit dhe Uashingtonit
Erdoğan dhe kryeministri i ardhshëm hungarez diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale
Türkiye do të kërkojë financim të drejtë për klimën në COP31
“The Daily Telegraph” fshin një lajm të fabrikuar për Presidentin Recep Tayyip Erdoğan
Türkiye rikthen hekurudhën strategjike prej 350 kilometrash përgjatë kufirit me Sirinë
Türkiye paralajmëron kundër zgjidhjes ushtarake në Ngushticën e Hormuzit, apelon për paqe
Kryediplomati i Türkiyes dhe ai i Pakistanit diskutojnë bisedimet Iran–ShBA në Islamabad
Liderët botërorë bëhen bashkë në Türkiye për Forumin e 5-të të Diplomacisë në Antalya
Prokuroria turke kërkon burgim të përjetshëm për Netanyahun për sulmin ndaj flotiljes Sumud
Türkiye dënon kryeministrin izraelit për deklaratat që synojnë presidentin Erdoğan