Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të punojë së bashku për të forcuar diplomacinë.
Erdoğan theksoi të premten se Ankara ndjek “nga afër” zhvillimet në Iran dhe ndikimet e tyre në rajon, duke i këshilluar palët të shmangin hapa që mund të rrisin paqëndrueshmërinë.
Duke nënvizuar qëndrimin e Türkiyes për fuqizimin e diplomacisë, ai bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të punojë së bashku për këtë qëllim, duke paralajmëruar se konfliktet mund të rrezikojnë edhe sigurinë globale.
Lideri turk shtoi se konfliktet në rajon dhe në botë ripërsëritin rëndësinë e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes mes vendeve aleate. Ai gjithashtu theksoi se Ankara po përpiqet të avancojë bashkëpunimin me Romën në çdo fushë, veçanërisht në tregti.
Meloni gjatë thirrjes shprehu “solidaritetin dhe mbështetjen e saj… përballë sulmit të padrejtë me raketë”, duke e cilësuar këtë si një “sulm të pajustifikueshëm raketor” ndaj Türkiyes, aleat i NATO-s. Sipas saj, një raketë balistike nga Irani drejt hapësirës ajrore turke u interceptua më herët gjatë javës.
“Ndjekim nga afër situatën”
Ndërkohë, Meloni tha të premten se Italia po “ndjek nga afër” krizën në rritje në Lindjen e Mesme dhe po punon me aleatët për të siguruar sigurinë e qytetarëve të saj, ndërkohë që mbështet përpjekjet diplomatike.
Në një postim në X, ajo deklaroi se qeveria italiane është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët në rajon për të vlerësuar situatën.
Ajo theksoi se mbrojtja e qytetarëve italianë mbetet prioritet kryesor i qeverisë, duke mbështetur përpjekjet për uljen e tensioneve:
“Prioriteti është të mbrojmë bashkatdhetarët tanë dhe të punojmë së bashku me partnerët dhe aleatët kryesorë për të mbështetur çdo iniciativë që mund të çojë në rikthimin e diplomacisë dhe dialogut midis palëve.”
Meloni shtoi se autoritetet po monitorojnë gjithashtu pasojat më të gjera të krizës, “nga siguria tek efektet ekonomike të krizës, duke vlerësuar të gjitha masat e mundshme lehtësuese në këto fusha.”
Ajo njoftoi gjithashtu se, sipas marrëveshjes me Parlamentin, në ditët në vijim do të raportojë për situatën para Dhomave.













