| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Furnizon Izraelin me motorë dronësh, protesta kundër kompanisë austriake
Protestuesit bllokuan hyrjet, shpalosën pankarta në fabrikën BRP Rotax në Wels, duke akuzuar kompaninë se ndihmon veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza.
Furnizon Izraelin me motorë dronësh, protesta kundër kompanisë austriake
Furnizon Izraelin me motorë dronësh, protesta kundër kompanisë austriake / AA
22 Gusht 2025

Aktivistë propalestinezë protestuan të premten para fabrikës BRP Rotax në qytetin austriak Wels, duke denoncuar furnizimin e kompanisë me motorë dronësh për Izraelin.

Protestuesit u mblodhën para uzinës për të kundërshtuar dërgimin e motorëve tek kompanitë izraelite të mbrojtjes për t’u përdorur në automjetet ajrore pa pilot (UAV).

Disa protestues bllokuan hyrjet e objektit, ndërsa të tjerë u ngjitën në çati dhe shpalosën një flamur palestinez dhe një pankartë ku shkruhej “Ndalo gjenocidin.”

Në një deklaratë, organizata “Solidariteti me Palestinën Austri” tha se dronët e pajisur me motorë të BRP Rotax janë përdorur në atë që e përshkroi si gjenocidi i Izraelit kundër Gazës.

Grupi akuzoi Austrinë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe për nxitje të luftës përmes këtij tregtimi armësh, duke i bërë thirrje qeverisë së Vjenës të ndalojë menjëherë çdo bashkëpunim ushtarak me Izraelin.