Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi të enjten një rezolutë që i lejon presidentit palestinez Mahmoud Abbas t’i drejtohet javën e ardhshme debatit të nivelit të lartë përmes një videomesazhi të regjistruar paraprakisht, pasi ShBA-ja refuzoi t’i lëshojë viza delegacionit palestinez për të dytin vit radhazi.
Rezoluta u miratua me shumicë dërrmuese: 152 shtete votuan pro, katër abstenuan dhe tre votuan kundër, përfshirë ShBA-në dhe Izraelin.
Vendimi vjen pasi Uashingtoni zgjati sanksionet për viza, duke ndaluar hyrjen në ShBA të anëtarëve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe zyrtarëve të Autoritetit Palestinez (PA), vetëm pak ditë para nisjes së sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë


























