| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut diskuton thellimin e partneritetit strategjik me ShBA-në
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar takim me Daniel J. Loton, Zëvendësndihmëssekretar në Zyrën për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit.
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut diskuton thellimin e partneritetit strategjik me ShBA-në
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut diskuton thellimin e partneritetit strategjik me ShBA-në / AA

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Uashington, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar takim me Daniel J. Loton, Zëvendësndihmëssekretar në Zyrën për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në takim është riafirmuar partneriteti i palëkundur ndërmjet dy vendeve, i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike, angazhimin për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, si dhe përkushtimin për paqe dhe stabilitet ndërkombëtar.

Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer pikëpamje mbi zhvillimet aktuale gjeopolitike, sfidat e sigurisë dhe rolin konstruktiv të Republikës së Maqedonisë së Veriut si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari Gashi ka informuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për integrim të plotë në Bashkimin Evropian dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së në procesin e reformave.

Gashi në takim është shoqëruar nga nënkryetarët e Kuvendit, Antonio Milloshoski dhe Jovan Mitreski, si dhe nga delegacioni qeveritar i Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga ministri Stefan Andonovski, Zllatko Pirinski dhe Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev.

Në vijim të takimeve në Washington, Gashi ka pasur edhe një takim miqësor me Philip Reeker, ish-ambasador i ShBA-së në Maqedoninë e Veriut, me të cilin kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe thellimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Kuvendi tha se takimet konfirmojnë marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit transatlantik.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ministri Hoxha takon komisaren Kos: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së bazohet në angazhime të forta
Nuk ka marrëveshje për Presidentin, Kurti: Kosova drejt zgjedhjeve të reja
Rumen Radev, ish-presidenti e shefi i Forcave Ajrore të Bullgarisë gati për t'u rikthyer në pushtet
Shqipëri, TIKA vazhdon mbështetjen për Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Maqedonia e Veriut dhe Kazakistani të gatshëm për avancimin e marrëdhënieve bilaterale
​Kosova dhe Shqipëria me tjetër hap të rëndësishëm për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosova shpall Korpusin e Gardës Revolucionare Iraniane "organizatë terroriste"
Bullgaria Progresive kryeson zgjedhjet me 44,5 për qind, me 68,3 për qind të votave të numëruara
Begaj: Shqipëria dhe Türkiye janë dy vende mike dhe partnerë strategjikë
Forumi në Antalya: Diskutohet rritja e tregtisë Türkiye–Maqedoni e Veriut
Kryediplomati i Shqipërisë, Hoxha: Mbështesim fuqishëm sovranitetin territorial të BeH-së
Siljanovska-Davkova: Procesi i anëtarësimit në BE, "maratonë plot pengesa drejt Brukselit"
Ministri i Jashtëm turk priti takimin e Platformës së Paqes për Ballkanin në margjinat e ADF-së
Konjufca në Antalya: Siguria kusht për stabilitetin, Kosova synon bashkëpunim të ndershëm në Ballkan
Kryediplomati i Shqipërisë, Hoxha në ADF: BE-ja mbetet qëllim i Ballkanit Perëndimor
Mucunski në ADF: Përpjekjet diplomatike të Turqisë janë me rëndësi të madhe
Rama në samitin “Në mbrojtje të demokracisë” në Spanjë, pritet nga Sanchez
Vuçiq: Qëllimi i Prishtinës është të njihet pavarësia e Kosovës, pa asociacionin e komunave serbe
Kosovë, autoritetet arrestojnë një të dyshuar për përfshirje në sulmin e Banjskës
Shqipëri, tensione dhe përplasje në protestën e opozitës