| albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Afër 19 mijë fëmijë të vrarë në gjenocidin izraelit në Gaza përkujtohen në Oslo
Emrat e 18.459 fëmijëve palestinezë të vrarë në Rripin e Gazës u lexuan me zë të lartë në kryeqytetin norvegjez Oslo në kuadër të "Vigjiljes së Gazës" të mbajtur në qendrën e artit "Vega Scene" për të tretin vit radhazi.
Afër 19 mijë fëmijë të vrarë në gjenocidin izraelit në Gaza përkujtohen në Oslo
Afër 19 mijë fëmijë të vrarë në gjenocidin izraelit në Gaza përkujtohen në Oslo
10 Tetor 2025

Emrat e 18.459 fëmijëve palestinezë të vrarë në Rripin e Gazës u lexuan me zë të lartë në kryeqytetin norvegjez Oslo në kuadër të "Vigjiljes së Gazës" të mbajtur në qendrën e artit "Vega Scene" për të tretin vit radhazi.

"Artistja Vibeke Harper erdhi tek ne dhe na pyeti nëse mund të bëja një lexim për njerëzit që u vranë në Rripin e Gazës nga 7 tetori deri në dhjetor. Kështu që, bëmë një lexim me të gjithë emrat, nga një person 99-vjeçar deri te një foshnjë vetëm 1-orëshe", tha për Anadolu drejtoresha artistike e qendrës "Vega Scene", Hege Aga Edelsteen.

Edelsteen tha se "Vega Scene" ka shpresuar që tragjedia të mbaronte aty, por në vitin 2024 mbajti një lexim tjetër. "Atëherë lexuam edhe nga një ditar të shkruar nga një artist palestinez dhe e bëmë këtë për dy net. Mjerisht, këtë vit na u desh ta bëjmë përsëri", shtoi ajo.

"Këtë herët lexuam emrat e 18.459 fëmijëve palestinezë që u vranë midis 7 tetorit 2023 dhe 31 korrikut 2025. Kemi lexuar edhe emrat e 39 fëmijëve që u vranë më 7 tetor, sepse të gjithë fëmijët janë fëmijët tanë", tha Edelsteen.

Duke reflektuar mbi përvojën, ajo tha se është kaq e vështirë të besosh se kjo po ndodh vërtet.

"Në një mënyrë, është e tmerrshme të lexosh ato emra, por nga ana tjetër ndihesh mirë sepse mund t'u japim atyre një lamtumirë të denjë. Është një ritual dhe është mirë të jesh së bashku me njerëz të tjerë që e bëjnë këtë", tha ajo.

Duke e quajtur situatën "të tmerrshme" dhe "një gjenocid", Edelsteen theksoi nevojën për të mbështetur popullin palestinez. "Duhet të bëjmë çmos për t'i mbështetur ata", theksoi ajo.

"Vigjilja e Gazës" u iniciua nga artistja Vibeke Harper dhe filloi në nëntor të vitit 2023.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Stuhitë përmbytin tendat, familjet në Gaza përballen me dimrin e ashpër
Fraksionet palestineze: ShBA-ja synon të imponojë kontroll të jashtëm në Gaza
Hamasi merr listën e rreth 1.500 të burgosurve të Gazës të mbajtur nga Izraeli
Reshjet e dendura në Khan Younis të Gazës përmbysin tendat e civilëve të zhvendosur
OKB-ja: Izraeli refuzon 23 kërkesa për ndihmë në Gaza duke lënë miliona mjete strehimi të bllokuara
Zyrtari i OKB-së dënon sulmet e "neveritshme" nga kolonët izraelitë ndaj palestinezëve
Pep Guardiola: Dueli Kataloni-Palestinë më shumë sesa një ndeshje futbolli
Hamas dorëzon trupin e një pengu tjetër izraelit në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza
OKB-ja “dënon fuqishëm” sulmin e kolonëve të paligjshëm izraelitë në xhaminë e Bregut Perëndimor
Nxënësit në Gaza festojnë rezultatet e provimit të maturës mes rrënojave
Rubio: Po bëhet "progres i mirë" në hartimin e rezolutës për forcën ndërkombëtare në Gaza
Ushtria izraelite arreston 40 palestinezë në qytetin El-Khalil të Bregut Perëndimor
OKB-ja: Më shumë se 282 mijë shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar në Gaza
Numër i kufizuar kamionësh me ndihma vazhdojnë të hyjnë në Gaza
Rritet në 69.185 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Izraeli kryen sulm ajror në pjesën jugore të Gazës pavarësisht armëpushimit
UNICEF-i: Në ditën e parë të fushatës në Gaza u vaksinuan 2.400 fëmijë
Çifti i moshuar nga Gaza, që humbi 5 fëmijë, kujdeset për 36 nipër e mbesa
OKB-ja: Pavarësisht përparimit pas armëpushimit, ka ende pengesë për ndihmën humanitare në Gaza
Parlamenti izraelit miraton në lexim të parë dënimin me vdekje për palestinezët e burgosur