Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, u takua me ambasadorin amerikan në Türkiye dhe të dërguarin e posaçëm për Sirinë dhe Irakun, Tom Barrack, sipas burimeve diplomatike.
Burimet thanë se takimi u zhvillua të hënën në kryeqytetin Ankara dhe nuk dhanë hollësi të tjera rreth takimit.
Barrack tha se gjatë takimit u diskutua forcimi i partneritetit mes Uashingtonit dhe Ankarasë, ndërsa bisedën me Fidanin e cilësoi “produktive”.
“Diskutim produktiv sot me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, mbi fuqinë e partneritetit ShBA-Türkiye dhe interesat tona të përbashkëta për avancimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit rajonal”, shkroi Barrack në platformën X.
Ai shtoi se ShBA-ja “e vlerëson partneritetin me Türkiyen, ndërsa vazhdojmë të punojmë së bashku për sfidat dhe mundësitë që i kemi përpara”.






















