Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se u nënshkrua një marrëveshje për mbikëqyrjen e përbashkët të kufirit shtetëror me homologun e tij sllovak, Matush Shutaj Eshtok, e cila do të "përmirësojë punën e policisë kufitare".
"Marrëveshja do të mundësojë që edhe policët sllovakë të marrin pjesë në mbikëqyrjen e kufirit tonë", tha Daçiq, raportuan mediat lokale.
TË REKOMANDUARA
Ai deklaroi se numri i migrimeve të parregullta këtë vit është 46 për qind më i ulët se vitin e kaluar, duke theksuar se rrugët e migrantëve ende çojnë në Bashkimin Evropian (BE) përmes disa vendeve në rajon.
Daçiq theksoi se të dy vendet do të përmirësojnë më tej bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe në situatat emergjente.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























