Ministri i Jashtëm turk u takua me homologun irlandez në Dublin
Hakan Fidan dhe Simon Harris biseduan në Dublin, njoftoi Ministria e Jashtme e Türkiye.
Ministri i Jashtëm turk u takua me homologun irlandez në Dublin / AA
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua të martën me homologun e tij irlandez, Simon Harris, në kryeqytetin e Irlandës, Dublin, njoftoi Ministria e Jashtme e Türkiyes në platformën e saj të rrjeteve sociale NSosyal.
Fidan u takua gjithashtu në Dublin edhe me senatoren Alison Comyn, kryetare e Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Türkiye – Irlandë, bëri të ditur Ministria në një njoftim të veçantë.
Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth takimeve, të cilat u zhvilluan në kuadër të vizitës së Fidanit në Irlandë.