| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye dhe Gjermania diskutojnë për bashkëpunimin në tregti dhe energji
Sipas ministrit turk, Gjermania është partneri më i madh tregtar i Türkiyes, me vëllimin e tregtisë dypalëshe që tejkalon 52 miliardë dollarë.
Türkiye dhe Gjermania diskutojnë për bashkëpunimin në tregti dhe energji
Türkiye dhe Gjermania diskutojnë për bashkëpunimin në tregti dhe energji

Ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat ka bërë të ditur se Türkiye dhe Gjermania kanë diskutuar mënyrat për të thelluar bashkëpunimin ekonomik gjatë një takimi të nivelit të lartë në Ankara. 

Bolat u takua me ministren federale gjermane për Çështjet Ekonomike dhe Energjinë, Katherina Reiche, në kuadër të takimit të mandatit të gjashtë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar Türkiye-Gjermani (JETCO).

Bolat në platformën turke të mediave sociale NSosyal tha se bisedimet përfshinë tregtinë, investimet, bashkëpunimin industrial, tranzicionin energjetik, transformimin e gjelbër dhe digjital, transportin, lidhshmërinë dhe mundësitë për bashkëpunim në vende të treta.

Të dyja palët shkëmbyen pikëpamje mbi përditësimin e Unionit Doganor Türkiye-BE, lehtësimin e procedurave të vizave, politikat industriale evropiane dhe rritjen e dukshmërisë së rolit të Türkiyes në zinxhirët evropianë të vlerës nën qasjen “Made in EU”.

Bolat tha se Türkiye dhe Gjermania ndajnë mendimin se integrimi i tyre i fortë ekonomik ka rëndësi strategjike për konkurrueshmërinë e Evropës dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve globalë të furnizimit. Takimi, shtoi ai, riafirmoi vullnetin e dy vendeve për ta ngritur partneritetin e tyre afatgjatë në një nivel më të lartë, në përputhje me nevojat e epokës së re.

Sipas ministrit turk, Gjermania është partneri më i madh tregtar i Türkiye, me vëllimin e tregtisë dypalëshe që tejkalon 52 miliardë dollar.

Përpara vizitës së ministres Reiche, Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë e Energjisë e Gjermanisë tha se fokusi kryesor do të ishte partneriteti ekonomik dhe energjetik gjermano-turk, përfshirë JETCO-n dhe Forumin Gjermano-Turk të Energjisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë