| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
ShBA-ja shënjestron anije të përfshira në “trafik narkotikësh” në Paqësor dhe Karaibe, 11 të vrarë
“Task Forca e Përbashkët Southern Spear kreu tre sulme vdekjeprurëse kinetike ndaj tre anijeve të operuara nga organizata terroriste të shpallura”, konfirmoi Komanda Jugore.
ShBA-ja shënjestron anije të përfshira në “trafik narkotikësh” në Paqësor dhe Karaibe, 11 të vrarë
ShBA-ja shënjestron anije të përfshira në “trafik narkotikësh” në Paqësor dhe Karaibe, 11 të vrarë / AA
4 orë më parë

Forcat amerikane vranë 11 persona në tre sulme që kishin në shënjestër anije në Paqësorin Lindor dhe në Karaibe, njoftoi të martën Komanda Jugore e ShBA-së (SOUTHCOM).

“Task Forca e Përbashkët Southern Spear kreu tre sulme vdekjeprurëse kinetike ndaj tre anijeve të operuara nga organizata terroriste të shpallura”, thuhej në njoftimin e publikuar të hënën në platformën X, duke theksuar se operacionet u drejtuan nga komandanti i SOUTHCOM-it, gjenerali Francis Donovan.

Sipas njoftimit, inteligjenca konfirmoi se anijet po lundronin përgjatë “rrugëve të njohura të trafikut të drogës” dhe ishin të përfshira në operacione të trafikut të narkotikëve.

Katër persona u vranë në secilën nga dy anijet e para në Paqësorin Lindor, ndërsa tre persona u vranë në një anije të tretë në Karaibe, sipas komandës.

Në deklaratë thuhet se asnjë personel amerikan nuk u lëndua gjatë operacioneve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë