Zonja e parë e ShBA-së, Melania Trump, ka deklaruar se armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë është zgjeruar përtej qytetit Oleshky të Ukrainës, i cili kontrollohet nga Rusia, në rajonin Kherson.
Trump në rrjetin social amerikan X tha se afati kohor u përshpejtua me dy ditë përpara planit, për të mbrojtur sigurinë e civilëve dhe për të lehtësuar dërgimin e ndihmave thelbësore humanitare.
“Zona gjeografike e armëpushimit është zgjeruar përtej Oleshkyt, në rajonin Kherson, për të siguruar kalim të sigurt për autokolonat humanitare”, shkroi Trump.
TË REKOMANDUARA
Armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës në Oleshky hyri në fuqi të martën në orën 01:00 GMT, për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve.























