| Albanian
SOCIALE
2 minuta leximi
OBSh-ja: Danimarka, e para në BE që eliminon transmetimin e HIV-it dhe sifilizit nga nëna tek fëmija
Danimarka tani po punon drejt eliminimit të hepatitit B si pjesë e një qëllimi më të gjerë të “eleminimit të trefishtë", shtoi OBSh-ja.
OBSh-ja: Danimarka, e para në BE që eliminon transmetimin e HIV-it dhe sifilizit nga nëna tek fëmija
OBSh-ja: Danimarka, e para në BE që eliminon transmetimin e HIV-it dhe sifilizit nga nëna tek fëmija / TRT Afrika Hausa

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka certifikuar Danimarkën si vendin e parë të BE-së që eliminon transmetimin e HIV-it dhe sifilizit nga nëna tek fëmija, duke njohur përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar që foshnjat të lindin të lira nga infeksionet.

"Eliminimi i transmetimit të HIV-it dhe sifilizit nga nëna tek fëmija shënon një arritje të madhe të shëndetit publik për Danimarkën", tha në një deklaratë të premten, Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

"Ky moment historik tregon se me një angazhim të fortë politik dhe investime të vazhdueshme në kujdesin parësor dhe shërbimet e integruara të shëndetit të nënës dhe fëmijës, vendet mund të mbrojnë çdo grua shtatzënë dhe të porsalindur nga këto sëmundje", shtoi ai.

Procesi i verifikimit konfirmon se Danimarka i ka përmbushur të gjitha objektivat e OBSh-së midis viteve 2021 dhe 2024, duke përfshirë shkallët e ulëta të transmetimit dhe mbulimin e lartë të testimit dhe trajtimit prenatal.

"Si vendi i parë i Bashkimit Evropian që arrin këtë moment historik të shëndetit publik, suksesi i Danimarkës është një dëshmi e forcës së sistemit të saj të shëndetit të nënës dhe angazhimit të saj të gjatë për t'i ofruar çdo gruaje shtatzënë kujdesin që i nevojitet", tha Drejtori Rajonal i OBSh-së për Evropën, Hans Henri P. Kluge.

Zyrtarët thanë se mbulimi universal shëndetësor, shqyrtimi i integruar gjatë shtatzënisë dhe sistemet e forta të të dhënave mbështetën suksesin.

"Ky vlerësim nga OBSh-ja është një moment krenarie për Danimarkën", tha ministrja e Shëndetësisë, Sophie Lohde.

Danimarka tani po punon drejt eliminimit të hepatitit B si pjesë e një qëllimi më të gjerë të “eleminimit të trefishtë", shtoi OBSh-ja.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shteti amerikan i Kalifornisë njeh Bajramin e Fitrit dhe Bajramin e Kurbanit si festa zyrtare
Gati gjysma e specieve të shpendëve shtegtarë në botë janë në rënie
UNICEF: Një në 5 fëmijë në 21 vende kanë përjetuar abuzim seksual të lehtësuar nga teknologjia
Shqipëri, Fondacioni Turk Maarif organizon trajnim për mësuesit
Veterinerët përdorin për herë të parë terapi kundër kancerit te një gjarpër
Gjermania shënon nivelin më të ulët të lindshmërisë në gati 3 dekada
Gjithnjë e më shumë të rinjtë turq po frekuentojnë bibliotekat. Si po ndodh kjo?
Kotelet e kafenesë bëhen burim lumturie për individë me nevoja të veçanta
Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
Oxfam: Vapa shkakton më shumë se 5.000 vdekje në vit në Francë
Bloomberg: 500 më të pasurit e botës fituan 336 miliardë dollarë brenda ditës
Agjencia e Kimikateve: Kimikati i përjetshëm në ujin e pijshëm, më i rrezikshëm sesa mendohej
Studimi i ri zbulon dinozaurin më të madh të gjetur në Azinë Juglindore
Studimi në Zvicër paralajmëron se kufizimi i popullsisë në 10 milionë mund ta dëmtojë ekonominë
Trump lehtëson rregulloret për marihuanën mjekësore të licensuar nga shtetet
Shkalla e lindshmërisë në ShBA bie në nivelin më të ulët në vitin 2025
Thellohet plakja e popullsisë në Zvicër
Austria miraton ndalimin e përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën 14 vjeç
Rritja e çmimit të naftës ushtron presion mbi ekonomitë, vendet aziatike adoptojnë punën në distancë
Brenda bumit të jetëgjatësisë: Ku ndahet shkenca nga fantazia