Türkiye ka bërë ndryshime në rregulloren për rregullat e origjinës preferenciale të mallrave, bazuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Shqipërinë.
Ndryshimi i rregullores përkatëse, i përgatitur nga Ministria e Tregtisë e Türkiyes, u publikua në Fletoren Zyrtare dhe hyri në fuqi.
Rregullorja ekzistuese rregullon procedurat dhe parimet për zbatimin e rregullave të origjinës preferenciale sipas Konventës Pan-Euro-Mesdhetare.
Në kuadër të rregullimit, do të zbatohet "Protokolli 2", i cili lidhet me përkufizimin e konceptit të produkteve me origjinë dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, i përfshirë në aneksin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet dy republikave.
Ndërkaq, u shfuqizua "Rregullorja për Përcaktimin e Origjinës Preferenciale të Mallrave në Tregti në Kuadër të Sistemit të Kumulimit Dypalësh të Origjinës", e përgatitur nga Ministria e Tregtisë.





















