| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Peshngritësi Rostami i siguron Kosovës medaljen e tetë në "Taranto 2026"
Ai kishte vetëm një provë të suksesshme. Ngriti 166 kilogramë në tentimin e dytë, që i mjaftoi për medalje argjendi.
Peshngritësi Rostami i siguron Kosovës medaljen e tetë në "Taranto 2026"
Peshngritësi Rostami i siguron Kosovës medaljen e tetë në "Taranto 2026"

Peshngritësi nga Irani që përfaqëson Kosovën në Lojërat Mesdhetare "Taranto 2026", Kianoush Rostami, ka zënë vendin e dytë në kategorinë e peshngritjes.

Rostami fitoi medalje të argjendtë në stilin e shkëputjes në kategorinë deri në 95 kilogramë, ndërsa ai mund të fitojë medalje edhe në stilin e shtytjes.

Ai kishte vetëm një provë të suksesshme. Ngriti 166 kilogramë në tentimin e dytë, që i mjaftoi për medalje argjendi.

Të artën në këtë kategori e fitoi Faris Touairi, i Algjerisë, me 169 kg.

Kjo është medalja e tetë gjithsej për Kosovën në Lojërat Mesdhetare "Taranto 2026".

Lojërat e ardhshme mesdhetare "Prishtina 2030", pritet të mbahen në Kosovë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë