| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Maqedonia e Veriut dhe Türkiye nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e shërbimeve sociale
Dokumentin e nënshkruan ministri i Politikës Sociale, i Demografisë dhe i të Rinjve, Gjoko Vellkovski, dhe ministrja turke e Familjes dhe e Shërbimeve Sociale, Mahinur Ozdemir Goktas, e cila po qëndron për vizitë në Shkup.
Maqedonia e Veriut dhe Türkiye nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e shërbimeve sociale
Maqedonia e Veriut dhe Türkiye nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e shërbimeve sociale

Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale e Türkiyes nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi në fushën e shërbimeve sociale, duke krijuar një kornizë të re për bashkëpunim institucional dhe shkëmbim përvojash mes dy vendeve. 

Dokumentin e nënshkruan ministri i Politikës Sociale, i Demografisë dhe i të Rinjve, Gjoko Vellkovski, dhe ministrja turke e Familjes dhe e Shërbimeve Sociale, Mahinur Ozdemir Goktas, e cila po qëndron për vizitë në Shkup.

Sipas një njoftimi zyrtar, memorandumi synon thellimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave të mira në disa fusha me rëndësi për avancimin e mbrojtjes sociale dhe mirëqenies së qytetarëve.

Bashkëpunimi përfshin fusha që lidhen me forcimin e familjes, zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve sociale për familjet, gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit, si dhe përmirësimin e integrimit social të personave me varësi.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe avancimit të politikave dhe shërbimeve për punësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri, mbështetjes së plakjes aktive, zhvillimit të shërbimeve për fëmijët, fuqizimit të grave dhe zhvillimit të mekanizmave të bashkëpunimit në luftën kundër dhunës ndaj grave.

Memorandumi parashikon gjithashtu shkëmbimin e përvojave në fushën e ndihmës sociale, praktikave të shërbimeve sociale, monitorimit dhe vlerësimit të tyre, si dhe përdorimin e analizave kulturore, demografike dhe socioekonomike për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve romë.

Bashkëpunimi mes dy ministrive do të realizohet përmes shkëmbimit të njohurive, dokumenteve dhe praktikave më të mira, shkëmbimit të ekspertëve, si dhe organizimit të konferencave, seminareve dhe takimeve profesionale.

“Me nënshkrimin e këtij memorandumi krijojmë një bazë shtesë për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive dhe për avancimin e politikave dhe shërbimeve sociale. Qëllimi ynë është që praktikat dhe përvojat e mira t’i shndërrojmë në zgjidhje konkrete që do të kontribuojnë në një cilësi më të mirë të jetës dhe mbrojtje më të fortë sociale për qytetarët”, ka thënë Vellkovski.

Me memorandumin vendoset kornizë për komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm institucional mes dy ministrive, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e përbashkët të politikave dhe shërbimeve në fushën e mbrojtjes sociale.

Memorandumi është lidhur për një periudhë prej pesë vitesh, me mundësi vazhdimi automatik.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit
Shqipëria vijon operacionet kundër zjarreve në disa zona
Haxhiu pret në takim shefin e ri të BE-së në Kosovë Dirk Schuebel
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mbahet më 9 shtator
Mucunski viziton Ukrainën, rikonfirmon mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial
Kroaci: Dhjetë raste me virusin e Nilit Perëndimor
Komisionerja e BE-së e anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i kriminelit të dënuar Mlladiq
KFOR-i Turk hap kënd lojërash për fëmijët në Kosovë
Kosovë, ngrihet aktakuzë ndaj 35 personave në lagjen e Jasharëve në Prekaz
Ministri Hoxha: Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të pranimit në BE
Aeroporti i Tiranës kryeson në rajon me 6 milionë pasagjerë në 6 muaj
Ministri Hoxha takohet në Dublin me komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos
Serbia merr trupin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, pritet të mbërrijë sot në Beograd
Kurti: Marrëveshja me LDK-në mori "goditje të rëndë" por nuk është zhvlerësuar
Hoxha-Ibrahimoviq: Shqipëria do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal
Kurti nuk heq dorë nga marrëveshja me LDK-në për Sejdiun president: Kemi 74 vota
Plenkoviq: Glorifikimi i Mlladiqit është i papranueshëm, Serbia largohet nga Evropa
Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë të dorëhequr në vitin 2022
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Evis Sala, njofton dorëheqjen
Kosovë: Kreu i LDK-së kritikon gjashtë deputetë të partisë së tij për çështjen e presidentit