| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Presidenti i Malit të Zi: Mlladiq i dënuar për gjenocid, shoqëria ti respektoj vendimet gjyqësore
"Qëndrimi ndaj familjes së të ndjerit nuk mund të jetë justifikim për relativizimin e krimeve të luftës", theksoi Millatoviq në një deklaratë.
Presidenti i Malit të Zi: Mlladiq i dënuar për gjenocid, shoqëria ti respektoj vendimet gjyqësore
Presidenti i Malit të Zi: Mlladiq i dënuar për gjenocid, shoqëria ti respektoj vendimet gjyqësore/ AA

Mali i Zi duhet të jetë një shoqëri që respekton vendimet e gjykatave ndërkombëtare, dënon qartë krimet e luftës, ruan dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre dhe refuzon çdo glorifikim dhe relativizim të krimeve të luftës, deklaroi të presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, lidhur me vdekjen e kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.

"Qëndrimi ndaj familjes së të ndjerit nuk mund të jetë justifikim për relativizimin e krimeve të luftës", theksoi Millatoviq në një deklaratë.

"Ratko Mlladiq është dënuar me vendim të formës së prerë për gjenocid në Srebrenicë, si dhe për krime të tjera të rënda të luftës të kryera gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Kjo nuk është çështje e qëndrimit politik, por një fakt i përcaktuar me një vendim të formës së prerë të një gjykate ndërkombëtare dhe, si i tillë, nuk duhet të jetë objekt i relativizimit politik", përfundoi Millatoviq.

Mlladiq, ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës Sërpska, u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocidin në Srebrenicë, si dhe për krime të tjera lufte të kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë.

Për gjenocid, përndjekje, shfarosje, vrasje dhe zhvendosje të detyruar të popullsisë josërbe, si dhe për krimet gjatë rrethimit të Sarajevës dhe marrjen peng të pjesëtarëve të OKB-së, ai u dënua në vitin 2017, ndërsa vendimi përfundimtar u konfirmua në vitin 2021.

Ai iu shmang drejtësisë për 16 vjet dhe u arrestua në Serbi në vitin 2011.

Eksploro
Hoxha: Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues
Shënohet 31-vjetori i masakrës në tregun Markale në Sarajevë
Ministri i Drejtësisë i Serbisë: Ratko Mlladiq do të varroset me nderimet më të larta shtetërore
IRMCT-ja nis sipas procedurës standarde hetim për vdekjen e Mlladiqit
Kosova siguron medalje të artë në boks në Taranto
Prezantohet kultura ballkanike në Türkiye gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Petullës
Universiteti i Trakyas dhe Universiteti "Ukshin Hoti" i Prizrenit ndërmarrin hapa për bashkëpunim
Palatova: BE-ja pret formimin e institucioneve të Kosovës
Maqedoni e Veriut: Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e interkonektorit të gazit me Serbinë
Shkon në gjashtë numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Sarajeva shënon rekord turistik gjatë verës, falë koncerteve dhe festivalit të filmit
Alarm për bombë në disa institucione të Shqipërisë, kërcënimi rezulton i rremë
Katër zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut, tri nën kontroll
Fico: Sllovakia mbështet ambicien e Malit të Zi që anëtarësimi në BE të bëhet deri në vitin 2028
PDK-ja dhe AAK-ja në sallën plenare, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Nisin punimet për fazën e dytë të autostradës Shkup-Bllacë në gjatësi prej 10,5 kilometrash
Toshkovski: Siguria evropiane ndërtohet së bashku me Ballkanin Perëndimor
Lëvizja Vetëvendosje i ka gati emrat për presidentin e ri të Kosovës
Kosovë, Universiteti "Haxhi Zeka" nënshkruan protokoll bashkëpunimi me Universitetin e Trakyas
Admirali Wikoff: KFOR-i nuk e ka mandantin të përcaktojë nëse Ura e Ibrit duhet të hapet apo jo