| albanian
BOTA
2 minuta leximi
Rusia: Britania me ukrainas përgatitet të kryejë sabotim ndaj tubacionit "Rrjedha Turke"
Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, Bortnikov pretendon se Britania në bashkëpunim me inteligjencën ukrainase, ka bërë përgatitje për të kryer sabotim nda tubacionit të gazit natyror "Rrjedha Turke".
Rusia: Britania me ukrainas përgatitet të kryejë sabotim ndaj tubacionit "Rrjedha Turke"
Rusia: Britania me ukrainas përgatitet të kryejë sabotim ndaj tubacionit "Rrjedha Turke"
16 Tetor 2025

Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), Alexander Bortnikov pretendon se Britania e Madhe në bashkëpunim me inteligjencën ukrainase, ka bërë përgatitje për të kryer sabotim nda tubacionit të gazit natyror "Rrjedha Turke" (TurkStream).

Bortnikov mori pjesë në një takim të Këshillit të Krerëve të Sigurisë dhe Shërbimeve Speciale të vendeve të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS) të mbajtur në Samarkand, Uzbekistan.

Në fjalimin e tij, Bortnikov deklaroi se Perëndimi po përpiqet të pengojë zhvillimin e një sistemi të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke thënë se "Shërbimet e inteligjencës së vendeve të NATO-s janë të përfshira në shfaqjen e rajoneve të paqëndrueshme në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Evropë".

Duke mbrojtur idenë se administrata e Kievit është nën kontrollin britanik, Bortnikov tha:

"Sipas informacionit që kemi marrë, akte terroriste dhe sabotim po kryhen në territorin rus nën kujdesin e shërbimeve të inteligjencës britanike. MI6 po planifikon sulme nga grupet e sabotimit ukrainas duke përdorur mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe mjete detare pa pilot kundër territoreve dhe infrastrukturës kritike ruse. Ka informacione se britanikët, në bashkëpunim me inteligjencën ukrainase, po përgatiten të kryejnë sabotim kundër tubacionit të gazit natyror 'Rrjedha Turke'".

Bortnikov vuri në dukje se sulmet në territorin rus u kryen gjatë negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës dhe pretendoi se Britania po përpiqej të pengonte negociatat.

"Britania ka për qëllim ta shtyjë Evropën në luftë me Rusinë"

Bortnikov mbrojti idenë se Britania ka për qëllim ta shtyjë Evropën në luftë me Rusinë dhe tha se "Pasojat e një konflikti të mundshëm midis Evropës dhe Rusisë mund të jenë shumë katastrofike".

Pasi deklaroi se NATO-ja po ndjek një politikë të forcimit të infrastrukturës së saj në drejtim të lindjes, Bortnikov tha se kjo po vazhdon nën maskën e projekteve të ndryshme në vendet e CIS-ës. Ai pretendon se NATO qëndron pas incidentit që përfshin dronët rusë që shkelën hapësirën ajrore të vendeve të Bashkimit Evropian.

"Shumë kompani të huaja private ushtarake po ofrojnë mbështetje për strukturën e organizatës terroriste DAESH në provincën Khorasan të Afganistanit", tha Bortnikov duke mbrojtur idenë se kjo u bë për të dobësuar kufijtë e CIS.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
OKB-ja: Bota po humbet 10 milionë hektarë pyje tropikale çdo vit
Franca lejon kompanitë izraelite të marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të sigurisë
Kancelari gjerman, Merz: BE-ja duhet të transformohet në një bashkim evropian të mbrojtjes
Kryeministri polak, Tusk: Hekurudha Varshavë-Lublin u sabotua me mjete shpërthyese
Ukraina thotë se 4 persona u vranë dhe 15 u plagosën nga sulmet ajrore ruse në rajonet e Kharkivit
Të paktën 32 të vdekur në RD të Kongos pas shembjes së urës në minierën e bakrit
Trump: ShBA-ja mund të negociojë me Maduron teksa rritet prania ushtarake
Zhvillohet protestë pranë Shtëpisë së Bardhë kundër politikave të administratës Trump
Shpërthejnë përleshjet në protestën kundër dhunës në Mexico City, 20 të plagosur
Trumpi thotë se “nuk di asgjë” për vajzat e përmendura në emailin e sapo publikuar të Epsteinit
Pelegrinët myslimanë përqafojnë reshjet e rralla në Mekë gjatë tavafit rreth Qabes
Zbulohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Hong Kongut
Shpërthim në një fabrikë agrokimike në Argjentinë, 20 të plagosur
Egjipti dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim në Sudan dhe zbatim të plotë të marrëveshjes në Gaza
Studentë në mbarë Italinë protestojnë kundër qeverisë së kryeministres Meloni
Trump kërkon hetim për lidhjet e Epstein me të ish-presidentin Clinton dhe figurave të tjera
Kryediplomati sirian takon investitorët britanikë në Londër për ta zgjeruar bashkëpunimin ekonomik
Kina zbulon depozitën e saj më të madhe të vetme të arit në më shumë se 70 vjet
ShBA-ja i ofron Belgjikës mbështetje për ta luftuar kërcënimin nga dronët
Europol: Autoritetet sekuestruan tonë kimikatesh në Evropën Qendrore dhe Lindore