| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kurti: Serbia nuk e ka përmbushur marrëveshjen për dokumentacionin kadastral
“Janë bërë më shumë se 15 vjet që Serbia nuk na ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, edhe pse marrëveshja ndërshtetërore është nënshkruar më datë 2 shtator 2011”, theksoi kryeministri Kurti
Kurti: Serbia nuk e ka përmbushur marrëveshjen për dokumentacionin kadastral
Kurti: Serbia nuk e ka përmbushur marrëveshjen për dokumentacionin kadastral


 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së bërë në vitin 2011 dhe mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian (BE). 

Kryeministri Kurti këtë çështje e ka ngritur gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë përmbyllëse të projektit “PIAKOS”, të organizuar nga Qendra për Avokim dhe Trajnim (ATRC) dhe Banka Botërore, ku ka folur për të drejtën e pronës, reformat në kadastër dhe mbështetjen për qytetarët.

Kurti ka ritheksuar se Serbia nuk e ka përmbushur obligimin për dorëzimin e dokumentacionit kadastral, ndonëse marrëveshja për këtë çështje është nënshkruar në vitin 2011, në Bruksel.

"Natyrisht që është sfidë e veçantë, për këtë tendencë mbetet fakti që janë bërë më shumë se 15 vjet që Serbia nuk na ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, edhe pse marrëveshja ndërshtetërore është nënshkruar më datë 2 shtator 2011. Pra, në muajin e kaluar janë bërë 15 vjet që BE u ka dhënë 2 milionë euro donacion, e ata nuk na e kanë dorëzuar as kopjen e dokumentacionit kadastral, se lëre më origjinalin”, ka theksuar ai.

Kurti ka theksuar se dokumentacioni pronësor është thelbësor për sigurinë juridike dhe mirëqenien e familjeve.

“Dokumentacioni është garantues i sigurisë juridike, që është parakusht për sigurinë e shtëpisë, banesës, e po ashtu edhe të mirëqenies dhe dinjitetit të një familjeje”, ka deklaruar Kurti.

Marrëveshja për dokumentacionin kadastral u arrit në kuadër të dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së. Qëllimi ishte kthimi i dokumentacionit kadastral që ishte larguar nga Kosova në vitin 1999, gjatë luftës, dhe që mbahej në Serbi.

Dokumentet janë të rëndësishme për vërtetimin e pronësisë mbi tokën, shtëpitë dhe pasuritë e tjera të paluajtshme, si dhe për zgjidhjen e mospërputhjeve ndërmjet regjistrave pronësorë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Protesta e studentëve shqiptarë para Ministrisë së Arsimit përshkallëzohet me përplasje me policinë
Presidentja Shiroka-Pula pranon letër urimi nga presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan
Shkup, mbahet Punëtoria e 15-të Ndërkombëtare për Komunikimin me të Ardhmen
Ministri Hoxha: Për Shqipërinë, qëndrueshmëria demokratike dhe anëtarësimi në BE janë të pandashme
Nga Tirana në Rivierë, 20 hotele shqiptare marrin njohjen e Michelin Guide
Mali i Zi mbyll përkohësisht edhe tre kapituj në negociatat e anëtarësimit me BE-në
Shkodër, zhvillohen ekspozita "Një fotografi-një ajet" dhe "Turneu fotografik"
Presidentja e Kosovës Shiroka-Pula kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me ShBA-në
Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë
Kurti priti në takim lamtumirës komandantin në largim të KFOR-it, Ulutas
Kosovë, ngrihet aktakuzë për krime lufte kundër të dyshuarit për vrasjen e tre civilëve në Zveçan
Ministri Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë pranë kufirit me Kosovën
Kosova me 41 milionë euro kredi për përmirësimin e sektorit të shëndetësisë
Shqipëria drejt mbylljes së kapitullit të katërt të negociatave me BE-në
Kurti: Partneriteti me ShBA-në dhe NATO-n, prioritet afatgjatë i Kosovës
Tiranë: Hoxha dhe Sa’ar firmosin Marrëveshjen për Bashkëpunim të Përgjithshëm Shqipëri-Izrael
Kos kritikon ndryshimet në Ligjin për Specialen: Bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Shqipëria dënon sulmin e grupit Huthi, solidarizohet me Mbretërinë e Arabisë Saudite
Fushata zgjedhore në Serbi nxit reagime në Kosovë
Kosova: Nga 1 nëntori fillon kontrolli i bizneseve onlajn