| albanian
BIZNES & TEKNOLOGJI
2 minuta leximi
Google ndërt­on në Indi qendrën më të madhe të inteligjencës artificiale jashtë ShBA-së
Google do të ndërtojë në Visakhapatnam, një qytet port në shtetin indian Andhra Pradesh, një qendër IA-je i cili ka kapacitet energjie prej 1 gigavat dhe që ofron infrastrukturë gjigande dhe fuqi të lartë përpunimi.
Google ndërt­on në Indi qendrën më të madhe të inteligjencës artificiale jashtë ShBA-së
Google ndërt­on në Indi qendrën më të madhe të inteligjencës artificiale jashtë ShBA-së
14 Tetor 2025

Kompania amerikane e teknologjisë Google ka njoftuar se do të investojë 15 miliardë dollarë në Indi gjatë pesë viteve të ardhshme, duke krijuar qendrën e saj më të madhe të Inteligjencës Artificiale (IA) jashtë ShBA-së. 

Sipas NDTV, Google do të ndërtojë në Visakhapatnam, një qytet port në shtetin indian Andhra Pradesh, një qendër IA-je i cili ka kapacitet energjie prej 1 gigavat dhe që ofron infrastrukturë gjigande dhe fuqi të lartë përpunimi.

Qendra do të bashkojë infrastrukturën e IA-së me rrjetet e zgjeruara të fibrave optike që rrisin shpejtësinë e transferimit të të dhënave dhe me burime energjie në shkallë të gjerë që sigurojnë funksionimin e pandërprerë të sistemeve të IA-së që kërkojnë fuqi të lartë përpunimi, siç janë modelet e mëdha gjuhësore.

Drejtori ekzekutiv i Google Cloud, Thomas Kurian tha në një aktivitet të mbajtur në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, se qendra do të jetë qendra më e madhe e IA-së e kompanisë jashtë ShBA-së.

Kurian deklaroi se ata do të investojnë 15 miliardë dollarë në Indi gjatë pesë viteve të ardhshme, duke e bërë atë investimin e tyre më të madh në Indi deri më sot.

India, arenë e re konkurruese për gjigantët e teknologjisë

Investimi i Google-s vjen në një kohë kur kompanitë e teknologjisë po zgjerojnë me shpejtësi infrastrukturën e qendrave të të dhënave për të përmbushur kërkesën globale në rritje për shërbime të inteligjencës artificiale.

Microsoft dhe Amazon në vitet e fundit kanë investuar miliarda dollarë në qendra të të dhënave në Indi.

Drejtuesi i lartë i kompanisë amerikane të inteligjencës artificiale OpenAI, Sam Altman tha se përdorimi i ChatGPT në vend është katërfishuar vitin e kaluar dhe njoftoi planet për të hapur një zyrë në Indi para fundit të vitit.

Sipas ekspertëve, këto zhvillime tregojnë se India, me bazën e saj të madhe të përdoruesve dhe infrastrukturën dixhitale në zhvillim të shpejtë, është bërë pikë qendrore e konkurrencës globale në inteligjencën artificiale.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Apple dhe Amazon raportojnë rritje të fuqishme të fitimeve neto në periudhën korrik–shtator
Austria bëhet fushëbeteja më e re kundër Clearview AI për mbledhjen e miliarda imazheve online
Meta pushon nga puna 600 punonjës në njësinë e inteligjencës artificiale
Balluku: Partneriteti Shqipëri-Türkiye i ndërtuar mbi vizionin për zhvillim dhe stabilitet në rajon
Samiti i 11-të Botëror Hallall 2025 do të bashkojë aktorët globalë të ushqimit në Istanbul
Banka e Shqipërisë: Zhvillimet ekonomike në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 ishin pozitive
OBT-ja: Inteligjenca artificiale pritet të rrisë tregtinë globale me 37 për qind
Raport: Transformimi digjital i gjelbër rrit efikasitetin në energji, por sjell edhe rreziqe të reja
BE-ja gjobit Google-in me 3,5 miliardë dollarë për shkelje lidhur me reklamat
Shitjet e Starbucks në Malajzi bien me 36 për qind për shkak të bojkotit për Gazën
Koreja e Jugut miraton ligjin që ndalon përdorimin e telefonave celularë në shkolla
Rusia kufizon WhatsApp dhe Telegram, kalon në aplikacionet vendase
Bitcoin arriti nivelin më të ri rekord
Robotë humanoidë me inteligjencë artificiale zhvillojnë ndeshjen e parë të futbollit në Kinë
Grok i xAI përkohësisht i pezulluar për komentet mbi gjenocidin në Gaza
Mira Murati refuzoi 1 miliard dollarë nga Meta
Pretendohet se NASA përgatitet të dërgojë një reaktor bërthamor në Hënë
Kërkimi i fuqizuar nga IA-ja po riformëson trafikun në internet
Kompania turke prezanton sistem të ri inteligjent të mbrojtjes
Bitcoin arrin një rekord të ri prej mbi 97.260 euro