Prishtinë, hapet ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”

Tabelat u vendosën në mënyrë kronologjike sipas kohës kur ndodhën 49 masakra, duke filluar me Masakrën Likoshan-Qirez më 28 shkurt 1998 deri tek masakra e familjes Bala më 12 qershor 1999.

By
Prishtinë, hapet ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999” / AA

Në sheshin “Nëna Terezë” të Prishtinës është hapur ekspozita me titull “Masakrat në Kosovë 1998-1999” e cila sjellë informacione dhe fotografi nga dhjetëra masakra të luftës së fundit në Kosovë.

Ekspozita e cila u hap për të shënuar përvjetorin e 27-të të ndërhyrjes ajrore të NATO-s në Kosovë, përfshinë disa tabela me informacione, fotografi dhe citate nga të mbijetuarit e masakrave, të vendosura anash sheshit kryesor, duke marrë vëmendjen e mijërave qytetarë vendës dhe të huaj që kalojnë këtu gjatë ditës.

Tabelat u vendosën në mënyrë kronologjike sipas kohës kur ndodhën 49 masakra, duke filluar me Masakrën Likoshan-Qirez më 28 shkurt 1998 deri tek masakra e familjes Bala më 12 qershor 1999, ditë kur forcat ushtarake dhe policore serbe filluan të tërhiqeshin nga territori i Kosovës.

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 7 prill, bazohet në një botim të vitit 2024 nga organizatat joqeveritare “Admovere” dhe “Integra”.

Sipas organizatës monitoruese “Human Rights Watch”, gjatë luftës në Kosovë u vranërreth 13 mijë njerëz. Shumica prej tyre ishin shqiptarë etnikë ndërsa rreth 1.600 persona mbeten ende të zhdukur.