Ekipi kombëtar i futbollit i Türkiyes nisi të mërkurën përgatitjet për Kupën e Botës me seancën e parë stërvitore në "Florida Blue Training Center" në Fort Lauderdale në shtetin e Floridës në ShBA.
Skuadra turke filloi stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Vincenzo Montella.
Montella të martën publikoi listën e lojtarëve për Kupën e Botës, të udhëhequr nga yjet Hakan Calhanoglu, Arda Guler, Kerem Akturkoglu dhe Baris Alper Yilmaz.
Ekipi do të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare në Inter Miami CF Stadium në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës, kundër Venezuelës më 6 qershor.
Pas kësaj ndeshjeje, Türkiye do të përqendrohet në Grupin D të turneut, ku do të përballet me Australinë më 13 qershor, Paraguajin më 20 qershor dhe me vendin pritës ShBA-në më 26 qershor.
Ndryshe nga rivalët e Grupit D, Türkiye ka zgjedhur bazën e saj në Mesa, Arizona, në një kompleks me 24 fusha stërvitore shumëfunksionale.
Kupa e Botës 2026, e organizuar nga ShBA-ja, Meksika dhe Kanadaja, nis më 11 qershor dhe do të zgjasë deri më 19 korrik, me 48 përfaqësuese që do të garojnë në turne.























