| albanian
BOTA
2 minuta leximi
Maduro akuzon ShBA-në se po përpiqet për ndryshimin e regjimit në Venezuelë
Presidenti i Venezuelës, Maduro tha se Trump ka autorizuar CIA-n të kryejë operacione kundër qeverisë së tij.
Maduro akuzon ShBA-në se po përpiqet për ndryshimin e regjimit në Venezuelë
Maduro akuzon ShBA-në se po përpiqet për ndryshimin e regjimit në Venezuelë
17 Tetor 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, akuzoi ShBA-në për orkestrimin e një operacioni për ndryshimin e regjimit.

Duke folur gjatë një ceremonie në kryeqytetin Karakas, Maduro tha se presidenti i ShBA-së Donald Trump ka autorizuar CIA-n të kryejë operacione në Venezuelë nën pretekstin e "luftimit të trafikut të drogës".

"CIA është dërguar në Venezuelë për ndryshimin e regjimit. Që nga krijimi i saj, asnjë qeveri amerikane nuk e ka urdhëruar kaq hapur këtë agjenci të vrasë, përmbysë ose shkatërrojë vende të tjera", tha ai.

Maduro akuzoi Washingtonin për përpjekje për ndryshimin e regjimit dhe pretendoi se CIA ka komplotuar kundër Venezuelës për 26 vjet, duke shtuar se "të gjitha grushtet e shtetit në Amerikën Latine" mbështeteshin nga CIA.

"Për herë të parë në historinë tonë, një administratë amerikane deklaron hapur qëllimin e saj për të sulmuar një vend tjetër. Ata synojnë të trembin, përçajnë dhe demoralizojnë popullin tonë përmes luftës psikologjike. Por, kombi ynë mbetet i bashkuar dhe i vendosur", tha ai.

"Për komplotistët, imperialistët dhe mediat e tyre, kam lajme të këqija: udhëheqja politike dhe ushtarake e revolucionit nuk ka qenë kurrë më e bashkuar për të mbrojtur atdheun tonë", tha presidenti i Venezuelës.

Maduro tha se 6.2 milionë qytetarë janë pjesë e Sistemit Kombëtar të Integruar të Mbrojtjes dhe do t'i rezistojnë çdo kërcënimi të jashtëm. Ai kritikoi më tej politikat ndërhyrëse të Washingtonit, duke thënë: "Nëse Venezuela nuk do të zotëronte naftë, gaz, ar, tokë pjellore dhe ujë, imperialistët as nuk do ta shikonin vendin tonë".

Trump më parë ka konfirmuar dhënien e autoritetit CIA-s për të kryer operacione në Venezuelë si pjesë e fushatës së administratës së tij kundër narkotikëve. Në muajt e fundit, ShBA-ja ka vendosur një forcë detare, duke përfshirë nëndetëse dhe anije luftarake, pranë brigjeve të Venezuelës sipas direktivës.

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, Pete Hegseth ka deklaruar se forcat amerikane janë "të përgatitura për operacione në Venezuelë, përfshirë ndryshimin e regjimit". Në përgjigje, Maduro ka njoftuar mobilizimin e 4.5 milionë forcave të milicisë për mbrojtjen e vendit, duke theksuar gatishmërinë për zmbrapsur çdo lloj sulmi.

Ndërkohë, sulmet e vazhdueshme të ShBA-së ndaj disa anijeve pranë brigjeve të Venezuelës, nën arsyetimin e "luftës kundër narkotikëve", shkaktuan reagime të forta brenda dhe në opinionin ndërkombëtar, duke i quajtur këto veprime si shkelje të ligjit ndërkombëtar.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
OKB-ja: Bota po humbet 10 milionë hektarë pyje tropikale çdo vit
Franca lejon kompanitë izraelite të marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të sigurisë
Kancelari gjerman, Merz: BE-ja duhet të transformohet në një bashkim evropian të mbrojtjes
Kryeministri polak, Tusk: Hekurudha Varshavë-Lublin u sabotua me mjete shpërthyese
Ukraina thotë se 4 persona u vranë dhe 15 u plagosën nga sulmet ajrore ruse në rajonet e Kharkivit
Të paktën 32 të vdekur në RD të Kongos pas shembjes së urës në minierën e bakrit
Trump: ShBA-ja mund të negociojë me Maduron teksa rritet prania ushtarake
Zhvillohet protestë pranë Shtëpisë së Bardhë kundër politikave të administratës Trump
Shpërthejnë përleshjet në protestën kundër dhunës në Mexico City, 20 të plagosur
Trumpi thotë se “nuk di asgjë” për vajzat e përmendura në emailin e sapo publikuar të Epsteinit
Pelegrinët myslimanë përqafojnë reshjet e rralla në Mekë gjatë tavafit rreth Qabes
Zbulohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Hong Kongut
Shpërthim në një fabrikë agrokimike në Argjentinë, 20 të plagosur
Egjipti dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim në Sudan dhe zbatim të plotë të marrëveshjes në Gaza
Studentë në mbarë Italinë protestojnë kundër qeverisë së kryeministres Meloni
Trump kërkon hetim për lidhjet e Epstein me të ish-presidentin Clinton dhe figurave të tjera
Kryediplomati sirian takon investitorët britanikë në Londër për ta zgjeruar bashkëpunimin ekonomik
Kina zbulon depozitën e saj më të madhe të vetme të arit në më shumë se 70 vjet
ShBA-ja i ofron Belgjikës mbështetje për ta luftuar kërcënimin nga dronët
Europol: Autoritetet sekuestruan tonë kimikatesh në Evropën Qendrore dhe Lindore