| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye shënon 90-vjetorin e Konventës së Montreux-së, rikonfirmon angazhimin për zbatimin e saj
Ministria e Jashtme thotë se konventa mbetet një nga garancitë kryesore të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Detin e Zi.
Türkiye shënon 90-vjetorin e Konventës së Montreux-së, rikonfirmon angazhimin për zbatimin e saj
Türkiye shënon 90-vjetorin e Konventës së Montreux-së, rikonfirmon angazhimin për zbatimin e saj. / AA

Ministria e Jashtme e Türkiyes rikonfirmoi të hënën angazhimin e saj për zbatimin e Konventës së Montreux-së lidhur me Regjimin e Ngushticave, me rastin e 90-vjetorit të marrëveshjes, duke e cilësuar atë si një nga garancitë kryesore të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Detin e Zi.

Në një deklaratë me shkrim, ministria tha se konventa, e nënshkruar më 20 korrik 1936, rikonfirmoi sovranitetin e Türkiyes mbi Ngushticat Turke, të cilat konsiderohen ujëra të brendshme të vendit.

Ajo bëri të ditur se Türkiye e ka zbatuar konventën për 90 vjet me paanshmëri, transparencë dhe përkushtim.

Ministria theksoi se konventa ka dëshmuar vazhdimisht vlerën e saj duke mbetur efektive si në kohë paqeje, ashtu edhe në kohë lufte, duke ndihmuar në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Detin e Zi.

“Türkiye do të vazhdojë ta zbatojë Konventën e Montreux-së me të njëjtin vendosmëri siç ka bërë deri më sot”, thuhet në deklaratë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë