| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye përjashton nga detyrimi i vizave shtetasit sirianë me pasaporta diplomatike
Përjashtimi zbatohet gjithashtu për vizitat turistike deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh, si dhe për udhëtimet transit përmes Türkiyes.

Türkiye ka përjashtuar nga detyrimi për vizë shtetasit sirianë që posedojnë pasaporta diplomatike, sipas një vendimi presidencial të publikuar të premten në Gazetën Zyrtare.

Përjashtimi zbatohet gjithashtu për vizitat turistike deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh, si dhe për udhëtimet transit përmes Türkiyes.

Vendimi, i nënshkruar më 27 gusht nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, është nxjerrë në bazë të nenit 18 të Ligjit të Türkiyes nr. 6458 për të huajt dhe mbrojtjen ndërkombëtare.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë