| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye dënon sulmin vdekjeprurës ndaj kishës në Jordani
Ministria e Jashtme shpreh ngushëllime për familjet e tetë viktimave dhe solidaritet me Jordaninë pas sulmit që shkaktoi tetë viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Türkiye dënon sulmin vdekjeprurës ndaj kishës në Jordani
Türkiye dënon sulmin vdekjeprurës ndaj kishës në Jordani

Türkiye dënoi sulmin e armatosur vdekjeprurës të së premtes ndaj një kishe në provincën Karak të Jordanisë, duke shprehur solidaritet me vendin dhe popullin jordanez.

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin e armatosur të kryer ndaj një kishe në provincën Karak të Jordanisë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke, të publikuar të shtunën.

Ministria u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe popullit jordanez, ndërsa u uroi shërim të shpejtë personave të plagosur.

“Ritheksojmë edhe një herë solidaritetin tonë me Jordaninë përballë këtij sulmi të rëndë që synon unitetin dhe paqen e vendit”, thuhet në deklaratë.

Numri i viktimave nga sulmi ndaj kishës ka arritur në tetë, njoftoi të shtunën ministri i Shëndetësisë i Jordanisë.

Të premten, drejtori i Sigurisë Publike të Jordanisë, Obaidallah Maaytah, kishte njoftuar se nga sulmi ishin vrarë shtatë persona dhe ishin plagosur 27 të tjerë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë