| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëri, mbahet bashkëbisedim me shkrimtarin turk Tarik Tufan
Shkrimtari turk, Tarik Tufan, është takuar në Tiranë dhe Korçë me dashamirës të librit, pedagogë, studiues, shkrimtarë dhe studentë, në bashkëbisedim të organizuar nën kujdesin e Institutit "Yunus Emre"-Tiranë.
Shqipëri, mbahet bashkëbisedim me shkrimtarin turk Tarik Tufan
Shqipëri, mbahet bashkëbisedim me shkrimtarin turk Tarik Tufan / AA

Me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, shkrimtari turk Tarik Tufan është takuar në Tiranë dhe Korçë me dashamirës të librit, pedagogë, studiues, shkrimtarë dhe studentë, në bashkëbisedim të organizuar nën kujdesin e Institutit "Yunus Emre"-Tiranë.

Gjatë ditës së djeshme, Tufan u takua me stafin akademik, studentët dhe dashamirësit e librit në një program bashkëbisedimi të organizuar në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë të Universitetit “Fan Noli” në Korçë.

"Në programin e organizuar në bashkëpunim me institutin tonë, Universitetin 'Fan Noli' në Korçë dhe Shtëpisë Botuese 'Fan Noli', Tarik Tufan foli për veprat e tij të përkthyera në gjuhën shqipe, personazhet në veprat e tij, risitë që sjell bota digjitale, fuqinë bashkuese të letërsisë dhe përpjekjet e njeriut për ta kuptuar vetveten. Më pas iu përgjigj pyetjeve nga të pranishmit për interesimin rreth librave të tij dhe procesit të të shkruarit", thuhet në një njoftim nga Instituti "Yunus Emre"-Tiranë.

Një bashkëbisedim i njëjtë me shkrimtarin Tufan u zhvillua edhe gjatë ditës së sotme në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës, në bashkëpunim me fakultetin dhe Shtëpinë Botuese "Muza".

Pjesë e aktivitetit në Tiranë ishin edhe koordinatori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, Mark Marku, studiues, pedagogë dhe studentë.

Sipas institutit, aktiviteti në Tiranë u fokusua tek diskutimet mbi librin “I humburi”, me autor shkrimtarin Tufan, i cili foli rreth librit të tij.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë