Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi të shtunën një bisedë telefonike me kryeministrin e mandatuar të Irakut, Ali Al-Zaidi, duke e uruar për emërimin dhe duke shprehur besimin se ai do të formojë shpejt një qeveri gjithëpërfshirëse, të balancuar dhe të qëndrueshme.
Erdogan tha se Türkiye i ka dhënë një shtysë të rëndësishme bashkëpunimit të ngushtë me Irakun në një bazë strategjike dhe institucionale, duke shtuar se Ankaraja synon t’i çojë përpara më tej këto marrëdhënie në periudhën e re, sipas Drejtorisë së Komunikimit.
Ai theksoi se turkmenët përbëjnë një element të veçantë të vëllazërisë mes Türkiyes dhe Irakut.
Erdoğan nënvizoi se Türkiye është e vendosur të thellojë bashkëpunimin në fusha kyçe, përfshirë Projektin e Rrugës së Zhvillimit, luftën kundër terrorizmit, industrinë e mbrojtjes, energjinë dhe transportin.

















