| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Trumpi: Marrëveshja me Iranin mund të nënshkruhet "së shpejti"
“Marrëveshja që arritëm me Iranin të dielën do të nënshkruhet së shpejti, nesër, ndoshta pasnesër”, tha Trump në një konferencë për shtyp nga Franca, në përfundim të samitit të G7-s.
Trumpi: Marrëveshja me Iranin mund të nënshkruhet "së shpejti"
Trumpi: Marrëveshja me Iranin mund të nënshkruhet "së shpejti" / AP

Presidenti i ShBA-së Donald Trump tha të mërkurën se marrëveshja e arritur me Iranin të dielën mund të nënshkruhet “së shpejti”.

“Marrëveshja që arritëm me Iranin të dielën do të nënshkruhet së shpejti, nesër, ndoshta pasnesër”, tha Trump në një konferencë për shtyp nga Franca, në përfundim të samitit të G7-s.

Ai tha se diskutimet teknike për rezervat bërthamore do të fillojnë “menjëherë”.

“Do të fillojmë menjëherë”, shtoi ai.

Presidenti gjithashtu e vlerësoi marrëveshjen, e cila sipas tij i jep fund konfliktit aktual, rihap Ngushticën e Hormuzit dhe e pengon Iranin të sigurojë armë bërthamore.

“Nëse nuk do ta kishim bërë këtë marrëveshje, mund të kishim hedhur më shumë bomba për tri javë të tjera, dy javë, katër javë, dy vite. Nuk do ta kishit kurrë të hapur Ngushticën e Hormuzit. Nuk do të kishit sukses”, tha Trumpi.

Marrëveshja për t’i dhënë fund përfundimisht luftës ShBA–Izrael me Iranin dhe për të hapur plotësisht Ngushticën e Hormuzit, e cila ishte mbyllur në shenjë hakmarrjeje nga Teherani, u arrit të dielën vonë. Ndërmjetësi Pakistani dhe Trumpi më herët thanë se marrëveshja do të nënshkruhej në Zvicër të premten.

Ndërkaq, presidenti amerikan tha se Izraeli mund të bëjë një punë më të mirë kundër Hezbollahut, por që Netanyahu “emocionohet pak ndonjëherë”. 

“I kemi dërguar Izraelit një kopje të memorandumit të mirëkuptimit”, tha ai.

Ai shtoi se “ndihet shumë keq për Libanin”.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë