| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Osmani: Dekretin nuk e kam nxjerrë për interesa personale, por pas konsultimeve me juristë
“Ky nuk ishte vendim që e mora e vetme, por pas konsultimeve me dhjetëra juristë nga kabineti im dhe jashtë tij. Të gjithë kishin të njëjtën vlerësim”, tha Osmani.
Osmani: Dekretin nuk e kam nxjerrë për interesa personale, por pas konsultimeve me juristë
Osmani: Dekretin nuk e kam nxjerrë për interesa personale, por pas konsultimeve me juristë / AA
një orë më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se vendimin për shpërndarjen e Legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës nuk e mori për interesa personale.

Në një intervistë për një medium shqiptar nga zyra e saj në Prishtinë, Osmani tha se vendimi për dekretin është marrë pas konsultimeve me dhjetëra juristë.

“Ky nuk ishte vendim që e mora e vetme, por pas konsultimeve me dhjetëra juristë nga kabineti im dhe jashtë tij. Të gjithë kishin të njëjtën vlerësim”, tha Osmani në intervistën e cila u shfaq vetëm pak orë pasi Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin për pezullimin e këtij vendimi të presidentes deri më 31 mars 2026.

Presidentja Osmani ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta kishte propozuar atë si kandidate të vetme, atëherë ajo do të rizgjidhej presidente.

Ajo tha se ka pasur edhe përkrahjen e deputetëve të opozitës, sidomos të atyre nga LDK-ja.

“Sikur unë të propozohesha si kandidatja e vetme e LVV-së dhe ta kishim një kandidat tjetër formal si gjithnjë, jam e bindur se sot do të kishim presidente, do ta kishim qeverinë Kurti dhe do të ishim duke diskutuar se si të kapitalizojmë nga përkrahja jashtëzakonisht e fuqishme e administratës Trump 2”, tha Osmani.

Tutje, presidentja Osmani ka folur edhe për mbështetjen e presidencës Trump 2, të cilën ajo e quajti historike, derisa theksoi se nuk ka pritur që ky sukses t’i pengonte ndokujt në Kosovë.

E pyetur nëse do të kthehet tek partia pjesë e së cilës ishte vite më parë, LDK-ja, presidentja Osmani tha se do ta bëjë atë që është në interes të qytetarëve të Kosovës, pas 4 prillit, kur zyrtarisht i përfundon mandati i presidentes.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë