Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë Ferit Hoxha ka reaguar sot për nderimet ndaj kriminelit e dënuar të luftës Ratko Mlladiq në Serbi.
“Shqipëria dënon glorifikimin e Ratko Mladiq, një kriminel lufte i dënuar që vdiq ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte”, shkruan Hoxha në një postim në rrjetin social X.
Hoxha shprehet se Shqipëria i bashkohet Bashkimit Evropian, udhëheqësve të tij dhe të gjithë atyre që me të drejtë kanë dënuar mënyrën se si ai u nderua në Serbi.
“Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe mbetet konsistent: glorifikimi i kriminelëve të luftës të dënuar, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi historik bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar projekti evropian dhe minojnë frymën e pajtimit, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë që janë thelbësore për një të ardhme të përbashkët në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Hoxha.
Ministri nënvizoi se, akte të tilla shkaktojnë më shumë dëm sesa thjesht rihapja e plagëve të së
Mlladiq, i njohur si "Kasapi i Bosnjës", u shpall fajtor nga një gjykatë e OKB-së për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë rolin e tij në gjenocidin e Srebrenicës në 1995. Ai vdiq më 27 gusht teksa po vuante një dënim të përjetshëm në burg në Hagë.
Ai u varros dje në varrezat Topçider në Beograd, ku ceremonia fetare u drejtua nga patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, me pjesëmarrjen e disa peshkopëve të KOS-it, pas së cilës kortezhi u nis drejt varrezave Topçider, ku Mlladiq u varros pas fjalimeve dhe me të shtëna nderi.























