Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV-së Artan Grubi
Ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar që nga dhjetori i vitit 2024.
Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV-së Artan Grubi
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është arrestuar në pikën e kalimit kufitar "Bllacë" midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se Grubi është privuar nga liria në hyrje të shtetit.
Ish zëvendëskryeministri Grubi u dërgua në paraburgim në burgun e Shuto Orizares në Shkup, ndërsa gjykata shqiptoi paraburgim 30 ditor.
Grubi, së bashku me ish-kreun e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, janë në mesin e të dyshuarve për përvetësim të rreth 8 milionë eurove nga Lotaria Shtetërore.
Ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar që nga dhjetori i vitit 2024.