Suedia do të investojë 916 milionë dollarë në sisteme të mbrojtjes ajrore
Prokurimi do të kryhet nga disa kompani sipas një marrëveshjeje, përfshirë BAE Systems dhe Saab.
Suedia do të investojë 8,7 miliardë korona suedeze (916 milionë dollarë) në sisteme të mbrojtjes ajrore, tha sot ministri i Mbrojtjes, Pal Jonson.
Jonsoni tha se Administrata Suedeze e Materialeve të Mbrojtjes ka porositur sistem të ri të mbrojtjes ajrore kundër-dronëve të lëvizshëm, të projektuar për të mbrojtur trupat dhe infrastrukturën kritike, përfshirë termocentralet bërthamore, qendrat hekurudhore dhe qytetet, sipas të përditshmes "Dagens Nyheter".
Prokurimi do të kryhet nga disa kompani sipas një marrëveshjeje, përfshirë BAE Systems dhe Saab.
"Është më e rëndësishme se kurrë të investohet në aftësitë e mbrojtjes ajrore. Mbrojtja nga kërcënimet nga ajri është përparësi e lartë për qeverinë dhe ne do të përfundojmë më shumë marrëveshje për të forcuar mbrojtjen suedeze", tha Jonsoni në një njoftim për media.
Dërgesat pritet të fillojnë në vitin 2027, sipas lajmit.