Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si “arritje të jashtëzakonshme” rezultatin preliminar të listës së përbashkët zgjedhore “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilat, me rritjen prej 35 për qind të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, “përkthehen në ekuivalentin e 36.761 votave për përllogaritjen e mandateve”.
“Dy mandate të projektuara në Kuvendin e Serbisë, me garën për të tretin ende të hapur, shkruan Kurti.
Ai ka shtuar se “bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar”.
Ndryshe, ish-presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në paraqitje e parë para opinionit e pranoi humbjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit.
Ndërsa kandidati i Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Radomir Saiçiq, shpalli fitoren në zgjedhje, duke deklaruar se rezultatet preliminare tregojnë epërsi bindëse të kësaj liste në të gjitha vendvotimet dhe duke e cilësuar rezultatin zgjedhor si “fitore të guximit mbi frikën dhe të shpresës mbi indiferencën”.




















