| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Makineritë elektrike ulin ndotjen deri në 87 për qind
Një kantier pilot ndërtimi në Bazel, ku u përdorën makineri elektrike, emetoi rreth 490 kilogramë CO2 gjatë operimit, krahasuar me 3.855 kilogramë në një kantier të ngjashëm ku u përdorën pajisje me naftë.
Makineritë elektrike ulin ndotjen deri në 87 për qind
Makineritë elektrike ulin ndotjen deri në 87 për qind / TRT Balkan AL

Makineritë elektrike të ndërtimit mund të ulin emetimet e dioksidit të karbonit (CO2) në kantieret urbane deri në 87 për qind krahasuar me pajisjet që punojnë me naftë, tregon një studim i Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Lucernit në Zvicër, raportoi sot Swissinfo. 

Një kantier pilot ndërtimi në Bazel, ku u përdorën makineri elektrike, emetoi rreth 490 kilogramë CO2 gjatë operimit, krahasuar me 3.855 kilogramë në një kantier të ngjashëm ku u përdorën pajisje me naftë.

Studimi shqyrtoi mundësitë e elektrifikimit të kantiereve urbane të ndërtimit gjatë një periudhe dyvjeçare, ku makineri dhe automjete elektrike u përdorën në tri projekte pilot në Cyrih, Bazel dhe Lucern gjatë vitit 2025.

Projektet përfshinë si ndërtimin e objekteve, ashtu edhe inxhinierinë civile. Në Bazel, studiuesit krahasuan dy pika identike grumbullimi të materialeve për riciklim, ku njëra funksiononte me motorë me naftë ndërsa tjetra me energji elektrike.

Në Lucern, emetimet e CO2 u ulën me rreth 83 për qind gjatë rinovimit të një stacioni autobusi, me qëllim përshtatjen e tij për personat me aftësi të kufizuara.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë