Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Sirisë, Ahmed al Sharaa, diskutuan përpjekjet për të mbështetur rimëkëmbjen, rindërtimin dhe stabilitetin rajonal të Sirisë gjatë një bisede telefonike, sipas Presidencës siriane.
Al Sharaa i tha Trumpit se heqja e sanksioneve të mbetura ndaj Sirisë do të përbënte një hap themelor për mundësimin e rimëkëmbjes ekonomike dhe rindërtimit të vendit, thuhet në një deklaratë të Presidencës siriane.
Nga ana e tij, Trumpi theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe mbështetjes së përpjekjeve për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Sirisë.
Presidenti amerikan gjithashtu nënvizoi nevojën për t'i dhënë përparësi diplomacisë dhe dialogut për të forcuar sigurinë dhe paqen rajonale, si dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve në rajon.
Dy liderët diskutuan gjithashtu përpjekjet në vazhdim për mbështetjen e rimëkëmbjes së Sirisë dhe shqyrtuan zhvillimet e fundit rajonale gjatë telefonatës.



















