Një tren mallrash që transportonte drithëra mëngjesin e sotëm ka dalë nga shinat në hyrje të stacionit hekurudhor Meja, pranë Rijekës në Kroaci, duke përfunduar në një humnerë.
Treni po lëvizte në drejtim të Rijekës dhe transportonte drithëra. Njëmbëdhjetë vagonë dolën nga shinat dhe përfunduan në një humnerë, ndërsa lokomotiva dhe dy vagonë mbetën në stacionin hekurudhor.
Në stacionin hekurudhor Meja janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa stacioni është mbyllur për të gjithë trafikun.
TË REKOMANDUARA
Para aksidentit, drejtuesi i trenit kishte raportuar se frenat kishin dështuar dhe se nuk mund ta ndalte trenin.
Nuk është raportuar për persona të lënduar.























