| albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kosova mirëpret për herë të parë dy ngjarje të rëndësishme të FIBA Evropës
Për herë të parë në Kosovë do të mbahen dy evente shumë të rëndësishme si, FIBA Europe U14 Get-Together dhe takimi i Komisionit të të Rinjve të FIBA Evropës (FIBA Europe Youth Commission).
Kosova mirëpret për herë të parë dy ngjarje të rëndësishme të FIBA Evropës
Kosova mirëpret për herë të parë dy ngjarje të rëndësishme të FIBA Evropës
16 Tetor 2025

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) vazhdon të organizojë ngjarje të rëndësishme të basketbollit ndërkombëtar.

Për herë të parë në Kosovë do të mbahen dy evente shumë të rëndësishme si, FIBA Europe U14 Get-Together dhe takimi i Komisionit të të Rinjve të FIBA Evropës (FIBA Europe Youth Commission).

Ngjarjet do të mbahen në Prishtinë, më 17-19 tetor 2025.

FIBA Europe U14 Get-Together zhvillohet përgjatë tri ditëve, ndërsa më 17 tetor mbahet edhe takimi i Komisionit të të Rinjve të FIBA Evropës.

Gjatë këtyre dy ngjarjeve shumë të rëndësishme, FBK ka nderin të mirëpresë:
Jorge Garbajosa, Kryetar i FIBA Evropës dhe udhëheqës i Komisionit,
Kamil Novak, Drejtor Ekzekutiv i FIBA Evropës, si dhe shumë drejtues të tjerë të federatave evropiane.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, është nënkryetar i këtij komisioni, derisa kujtojmë që Fetahu është edhe anëtar i Bordit të FIBA Evropës. Takimi mbahet të premten nga ora 10:00 deri në ora 15:00 në Courtyard by Marriott.

FIBA Europe U14 Get-Together do të mbledhë trajnerë nga mbarë Evropa, ku përgjatë tri ditëve do të ligjërohet për punën me grupmosha të reja.

Kjo ngjarje e përvitshme e FIBA Europe synon edukimin e trajnerëve të rinj dhe fuqizimin e gjeneratave të ardhshme të basketbollistëve, duke e vendosur Kosovën në qendër të zhvillimeve ndërkombëtare sportive.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë rreth 80 trajnerë nga i gjithë kontinenti, të cilët do të ndjekin ligjërata dhe trajnime nga ekspertë të njohur të basketbollit evropian. Ndërkaq, në ditën e dytë të këtij eventi, më 18 tetor 2025, eventi do të jetë i hapur për trajnerët nga Kosova të gjeneratave të reja.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Mali i Zi rikthen udhëtimin pa viza me Türkiyen
Siljanovska-Davkova: BE-ja të tregojë strategji të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni e Veriut: Rivotimi për kryetar në 4 komuna caktohet për 11 janar
Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevën e paralajmëruar njëorëshe
Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Hapen bisedimet e Shqipërisë me BE-në për grupkapitullin e fundit
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Tifozët kosovarë në Slloveni raportojnë vjedhjen e targave të automjeteve
Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale
Protestë në Strasburg kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hetues turq mbërrijnë në Kroaci për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të avionit
Qytetarët e Shkupit kërkojnë drejtësi për 63 viktimat e zjarrit në Koçan
Protestë në Tiranë kundër ligjit “Për barazinë gjinore”, thirrje Begajt të mos e dekretojë
Nëna e djalit të vrarë për “Sarajevo Safari”: Çfarë përbindëshash vrasin njerëz për argëtim
Firmoset “Deklarata e Antalias” mes vendeve anëtare të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit
AKU-ja e Shqipërisë bllokon 50 tonë misër të importuar nga Serbia, gjendet prani aflatoksine
Osmani: Nuk ndiejmë që BE-ja e vlerëson qasjen proevropiane të Kosovës