Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Bosnjës e Hercegovinës njoftoi se zgjedhjet e përgjithshme në vend do të mbahen më 4 tetor.
Në një deklaratë me shkrim të KQZ-së thuhet se është marrë vendim që zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë, të përbëra nga zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të organizohen më 4 tetor.
Në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen për herë të dhjetë që nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit që i dha fund luftës së viteve 1992-1995, qytetarët do të votojnë për anëtarët boshnjakë, serbë dhe kroatë të Presidencës trepalëshe të Bosnjës e Hercegovinës si dhe për qeveritë dhe deputetët në nivel kantonal, entiteti dhe shtetëror.
Sipas të dhënave të KQZ-së, në vend ka më shumë se tre milionë votues të regjistruar, ndërsa zgjedhjet e përgjithshme mbahen çdo katër vjet.
Zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë u mbajtën më 2 tetor 2022.




















