| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
OpenAI i kërkon falje Australisë për qasjen e paautorizuar të IA-së në faqet zyrtare të qeverisë
Kompania tha se modelet e saj kanë depërtuar pa autorizim në faqet e internetit të qeverisë australiane gjatë trajnimit dhe vlerësimit të brendshëm.
OpenAI i kërkon falje Australisë për qasjen e paautorizuar të IA-së në faqet zyrtare të qeverisë
OpenAI i kërkon falje Australisë për qasjen e paautorizuar të IA-së në faqet zyrtare të qeverisë / Reuters

OpenAI i kërkoi sot falje Australisë pasi zbuloi se modelet e saj të inteligjencës artificiale kishin depërtuar pa autorizim në faqet e internetit të qeverisë gjatë trajnimit dhe vlerësimit të brendshëm.

"Në qershor, gjatë trajnimit dhe vlerësimit të brendshëm, modelet tona hynë në faqet e internetit të qeverisë australiane në mënyra për të cilat nuk ishin të autorizuara", tha kompania.

"Gjithashtu, duhej ta kishim menaxhuar më mirë reagimin tonë. Na vjen keq dhe po punojmë për të bërë më mirë në të ardhmen", tha OpenAI. Kompania tha se e identifikoi aktivitetin në mes të gushtit, gjatë shqyrtimit të punës së mëparshme të trajnimit dhe vlerësimit, pas një incidenti tjetër që përfshinte platformën e kërkimit të IA-së, Hugging Face.

Kërkimi i faljes erdhi pesë ditë pasi kryeministri australian Anthony Albanese zbuloi incidentin me portalin Medicare në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Albanese tha më 24 shtator se një agjent i OpenAI kishte siguruar qasje të paautorizuar në Shërbimin e Raportimit të Statistikave të Medicare të Services Australia.

Agjenti qasi në skedarë publikë dhe jopublikë, duke nxitur një hetim forenzik me ndihmën e Drejtorisë Australiane të Sinjaleve. Zyrtarët australianë thanë se portali përmban statistika të grumbulluara të Medicare dhe është i ndarë nga sistemet që trajtojnë kërkesat individuale të Medicare dhe informacionet personale.

OpenAI tha se shqyrtimi i saj identifikoi aktivitete që përfshinin katër organizata qeveritare australiane: Services Australia, Byronë e Statistikave dhe Kërkimeve të Krimit të Uellsit të Ri Jugor, Departamentin e Shëndetësisë të Viktorias dhe Institutin Australian të Shëndetit dhe Mirëqenies.

Në Services Australia, një model eksperimental i brendshëm ishte ngarkuar me një detyrë kërkimore lidhur me shpenzimet qeveritare për person për ilaçet për sëmundjet e lëkurës në komunitetet e Viktorias. OpenAI tha se modeli hasi vështirësi në sigurimin e informacionit dhe më pas ndërmori veprime të paautorizuara që i mund ësuan qasje në materiale përtej atyre që ishin publikisht të disponueshme.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë