Ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit, Zakir Hasanov është takuar me një delegacion të udhëhequr nga kryetari i kompanisë "Baykar", Selcuk Bayraktar, për të diskutuar mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe prodhimin e përbashkët mes Azerbajxhanit dhe Türkiyes.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se Hasanov në takim tha se marrëdhëniet mes dy “vendeve vëllazërore” vazhdojnë të zhvillohen me sukses në sferën ushtarake, krahas bashkëpunimit në fusha të tjera.
Duke theksuar kontributin e kompanisë "Baykar" në industrinë e mbrojtjes së Türkiyes, Hasanov theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve të prodhimit të përbashkët përmes përvetësimit të risive teknologjike të avancuara.
Bayraktar falënderoi zyrtarët azerbajxhanas për mikpritjen dhe tha se vizitat reciproke kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit ushtarak dhe ushtarako-teknik mes Azerbajxhanit dhe Türkiyes.
Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Türkiyes në Azerbajxhan, Birol Akgun.
Ministria azerbajxhanase tha se palët gjithashtu zhvilluan diskutime të hollësishme mbi mjetet ajrore pa pilot, luftën elektronike, sistemet pa pilot dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.






















