Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes njoftoi gjuajtjen e suksesshme të silurëve AKYA të zhvilluara në vend gjatë një stërvitje detare.
Ushtria gjuajti silurin, të zhvilluar nga prodhuesi turk i raketave ROKETSAN, nga nëndetësja TCG Sakarya si pjesë e stërvitjes DENIZKURDU-II 2026, deklaroi ministria sot në platformën turke të medieve sociale NSosyal.
TË REKOMANDUARA
Arma arriti goditje të drejtpërdrejtë dhe e shkatërroi me sukses anijen e synuar.
Ministria tha se sulmi tregoi edhe një herë nivelin teknologjik që arriti industria turke e mbrojtjes.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















