Fidan do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes për Gazën

Ministria e Jashtme përmes një deklarate zyrtare sot tha se Fidan do të marrë pjesë në ceremoni të entjen në emër të presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

By
Fidan do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes për Gazën / AA

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Kartës së Paqes për Gazën në Zvicër.

Ministria e Jashtme përmes një deklarate zyrtare sot tha se Fidan do të marrë pjesë në ceremoni të entjen në emër të presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë njoftoi formimin e Bordit të Paqes së bashku me miratimin e një Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës, një nga katër organet e caktuara për të menaxhuar fazën kalimtare në enklavë.

Krijimi i bordit përkoi me nisjen e fazës së dytë të një marreveshjeje armëpushimi që ndaloi luftën e Izraelit në Gaza që ka vrarë më shumë se 71 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë që nga tetori i vitit 2023.

Iniciativa është pjesë e një plani 20-pikësh të propozuar nga Trumpi dhe të miratuar si një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nëntorin e kaluar.