| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Irani dhe Omani shqyrtojnë vendosjen e tarifave të shërbimit në Ngushticën e Hormuzit
Korniza e propozuar parashikon që trafiku të kalojë përmes një korsie qendrore të administruar bashkërisht nga Teherani dhe Muskati.
Irani dhe Omani shqyrtojnë vendosjen e tarifave të shërbimit në Ngushticën e Hormuzit
Irani dhe Omani shqyrtojnë vendosjen e tarifave të shërbimit në Ngushticën e Hormuzit

Një kornizë e propozuar negociuese ndërmjet Iranit dhe Omanit do t’u kërkojë anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit të paguanin tarifa për një sërë shërbimesh detare.

Ajo parashikon gjithashtu zëvendësimin gradual të korsive ekzistuese veriore dhe jugore me një korridor të administruar nga qendra, sipas një burimi të informuar në Ministrinë e Jashtme iraniane.

Burimi i tha agjencisë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve “Fars” se, gjatë një periudhe fillestare tranzicioni, anijet do të hynin në Ngushticën e Hormuzit përmes korsisë veriore pranë brigjeve të Iranit dhe do të dilnin nëpërmjet korsisë jugore pranë brigjeve të Omanit.

Pas periudhës së tranzicionit, lëvizja në të dyja korsitë do të ndërpritej dhe të gjitha anijet do të kalonin përmes një korsie qendrore. Sipas propozimit, trafiku hyrës do të menaxhohej nga Irani, ndërsa ai dalës do të menaxhohej bashkërisht nga Irani dhe Omani.

Burimi tha se anijet që kalojnë nëpër ngushticë do të duhej të paguanin tarifa për shërbimet e ofruara.

Këto shërbime do të përfshinin sigurimin, furnizimin me karburant, mbrojtjen e mjedisit dhe mbështetje të tjera të ngjashme detare.

Burimi hodhi poshtë si të pasakta raportimet se Irani dhe Omani kishin mosmarrëveshje nëse anijet duhej të tarifoheshin me shtatë apo tre për qind të vlerës së ngarkesës së tyre.

Sipas tij, tarifat që do të paguanin anijet do të ndryshonin në varësi të disa faktorëve, përfshirë gamën e shërbimeve që Irani do të ishte në gjendje të ofronte.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë