| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Komandanti i KFOR-it pret ambasadorin amerikan në NATO, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Komandanti Ulutas shprehu vlerësimin e tij për kontributin e kahershëm dhe të vlefshëm të ShBA-së në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja.
Komandanti i KFOR-it pret ambasadorin amerikan në NATO, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it pret ambasadorin amerikan në NATO, diskutojnë për sigurinë në Kosovë / AA

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ozkan Ulutas, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë ambasadorin amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker.

Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për komandantin Ulutas që ta paraqesë situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Në këtë kontekst, Ulutas shprehu vlerësimin e tij për kontributin e kahershëm dhe të vlefshëm të ShBA-së në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja.

KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

Eksploro
Kurti në takim me Whitaker: Prania e NATO-s në Kosovë vendimtare për paqen dhe sigurinë
Shkup, hapet zyrtarisht projekti "Shkolla Rinore Ballkanike 2026"
RMV: Vazhdon stërvitja "BLESOK 26" me aktivitete të orientuara drejt kryerjes së detyrave taktike
Komandanti i KFOR-it, Ulutas: Paqja në Kosovë arrihet me diplomaci, jo me dhunë
Pushteti dhe opozita përplasen në Kuvendin e Kosovës për sektorin e energjisë elektrike
Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina thellojnë bashkëpunimin
Kryeministri Rama takon në Abu Dhabi presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe
Hoxha-Bettel: Shqipëria dhe Luksemburgu e synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e integrim
Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacion ndërkombëtar paqeruajtës në Gaza
Gërliq-Radman: Mali i Zi po e politizon Jasenovacin dhe po i thellon ndarjet
Ministri Hoxha takon komisaren Kos: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së bazohet në angazhime të forta
Nuk ka marrëveshje për Presidentin, Kurti: Kosova drejt zgjedhjeve të reja
Rumen Radev, ish-presidenti e shefi i Forcave Ajrore të Bullgarisë gati për t'u rikthyer në pushtet
Shqipëri, TIKA vazhdon mbështetjen për Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Maqedonia e Veriut dhe Kazakistani të gatshëm për avancimin e marrëdhënieve bilaterale
​Kosova dhe Shqipëria me tjetër hap të rëndësishëm për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosova shpall Korpusin e Gardës Revolucionare Iraniane "organizatë terroriste"
Bullgaria Progresive kryeson zgjedhjet me 44,5 për qind, me 68,3 për qind të votave të numëruara
Begaj: Shqipëria dhe Türkiye janë dy vende mike dhe partnerë strategjikë
Forumi në Antalya: Diskutohet rritja e tregtisë Türkiye–Maqedoni e Veriut