| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kryeministri Rama: NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në punimet Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan të Armenisë.
Kryeministri Rama: NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane
Kryeministri Rama: NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane / AA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane.

Kryeministri Rama po merr pjesë në punimet Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan të Armenisë, ndërkohë është pritur nga Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan.

Në një deklaratë për mediat gjatë mbërritjes, Rama tha se samiti është një tjetër mundësi "për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet e përbashkëta".

"Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Evropës. Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane", u shpreh Rama.

Rama deklaroi ndër të tjera se një Bashkim Evropian (BE) që nuk është i plotë, është më i dobët dhe sipas tij është më i cenueshëm sesa një "BE i cili është i plotë".

Takimi i Komunitetit Politik Evropian do të mbledhë udhëheqës nga i gjithë kontinenti nën moton "Ndërtimi i së ardhmes: Uniteti dhe stabiliteti në Evropë". Samiti do të bashkëkryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan.

Sipas Kryeministrisë së Shqipërisë, diskutimet në samit do të fokusohen në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve evropiane, koordinimin e veprimeve për rritjen e qëndrueshmërisë demokratike, si dhe avancimin e lidhshmërisë dhe sigurisë ekonomike e energjetike.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë